BLENDI PETROL
Aktuale

Komandant Hoxha jep dorëheqje nga posti i këshilltarit të Zaevit

Xhezair Shaqiri i njohur si komandant Hoxha theksoi për INA se është dorëhequr nga posti i këshilltarit të jashtëm të kryeministrit Zoran Zaev.

Ai nënvizoi se ka vendosur që të tërhiqet nga ky post, pas rrëmujës së madhe dhe debateve të krijuara në media dhe rrjetet sociale.
“Janë çuar në këmbë gjithë kriminelët shqipfolësa dhe VMRO-ja kundër meje. I lodhën mediat dhe korin diplomatik kundër postit tim në Qeveri. Bash po mendojnë se brengosem për 36 mijë denarë. Që nga ky moment jap dorëheqje nga ky post. Unë nuk dua të jem shkaktar që të pengojë kryeministrin në rrugëtimin e Maqedonisë drejt NATO-s dhe BE”, theksoi për INA, Shaqiri. Ai megjithatë thekson se Zaevi është i vetmi politikan i këtij shteti që e ka respektuar dhe i ka bërë të mundur që nga Tanusha të kthehet në Shkup. “Po ju shkruaj shqiptarëve dhe jo atyre shqipfolësve që duan të më shohin maleve. A po e shihni kush është kundër shqiptarisë dhe komandant Hoxhës dhe ju si votues”, ka theksuar Xhezair Shaqiri.

Artikuj të ngjashëm

 
Back to top button