AktualeStruge

Komandanti Feti Mazari me apel qytetarëve të Strugës për kujdes ndaj zjarreve


112 – Linja Emergjente
193 – NJTZF Strugë


Në emër të Njësisë Territoriale për Mbrojtje nga Zjarret në Strugë, drejtuar nga Komandanti Feti Mazari, u drejtohemi të gjithë qytetarëve me një apel serioz për kujdes maksimal ndaj zjarreve, sidomos gjatë kësaj periudhe me temperatura të larta dhe thatësira.

Kujtojmë se vetëm pak sekonda pakujdesi mjaftojnë që të shkaktohet zjarr, i cili rrezikon pronën, pyjet dhe jetën e njerëzve.

Ju bëjmë thirrje që:

✔️ Të mos ndizni zjarre në hapësira të hapura, male apo fusha, sidomos në afërsi të pyjeve.
✔️ Të shmangni djegien e mbeturinave apo barit të thatë.
✔️ Nëse jeni dëshmitarë të ndonjë zjarri, lajmëroni menjëherë në numrin 193 ose 112.
✔️ Të tregoni kujdes me pajisjet teknike që mund të shkaktojnë zjarr (priza elektrike, makineri bujqësore etj.).

Zjarri nuk kursen askënd

Artikuj të ngjashëm

 
Back to top button