KOMBI SHQIPTAR KA NEVOJË PËR ZGJIM DHE BASHKIM

Abdulla Mehmeti

Kombi shqiptar, nga më të vjetrit që njeh historia e njerëzimit, është tepër i lodhur dhe raskapitur, në luftë të përhershme dhe beteja të ashpra për ruajtjen e qenies së tij, nga pushtues të shumtë dhe sidomos nga fqinjët egoistë dhe grabitqarë, prandaj, më shumë se kurrë ka nevojë për këndellje, për rekapitulim të së kaluarës, për bashkim forcash dhe energjishë për zgjim, përlindje, ripërtëritje dhe ringritje në vendin e merituar në rrjedhat e sotme të qytetërimit botëror.

Vetëm 30% e shqiptarëve sot jetojnë në trojet e veta etnike, në dy shtetet e veta të krijuara me shumë sakrifica dhe në trojet e tjera etnike nën shtetet fqinje, ku ende janë të shtypur dhe peng i politikave dhe gjeostrategjive të mëdha botërore.

Vetëm 20% të territoreve që kishin dikur të parët tanë, sot janë të lira dhe qeverisen (formalisht) nga vetë shqiptarët (sepse sovranitet absolut nuk ka asnjë shtet në botën e sotme).

Duhet ta ndryshojmë të sotmen tonë, që të mbijetojmë në të ardhmen, në konkurrencë tepër të ashpër për mbijetesë të kombeve, gjuhëve dhe identiteve të veçanta kombëtare.StrugaLajmStrugaLajm

Të kaluarën kemi derdhur shumë energji, gjak dhe dije për botën, drejtimin e shteteve dhe perandorive të mëdha të përbashkëta me kombet tjera; për krijimin e shteteve të huaja nga të cilat gati asgjë nuk kemi përfituar si komb, përveç interesave personale të disa udhëheqësve dhe familjeve të tyre, si themelues dhe drejtues të atyre shteteve, për interesa të huaja, nën flamuj të huaj dhe në gjuhë të huaja.

Është koha kur kjo farrë dhe energji e shkapërderdhur gjithandej nëpër botë, t’i kthehet Atdheut të të parëve, me mendje dhe trup, duke mbledhur forcat tona, dijen, kapitalin dhe energjitë për t’ia kthyer nderin dhe dinjitenin Atdheut tonë dhe Gadishullit tonë Ilirik!StrugaLajm

Këtu gjithçka flet në gjuhën tonë, në gjuhën e të parëve tanë. Kudo që të gërmoni, do t’ju flet shqip nëntoka dhe eshtrat e të parëve tanë, të rënë në mbrojtjen e qenies sonë dhe kësaj toke nga pushtuesit e ardhur këtu nga thellësitë e kontinenteve të tjera.

Sot, në botë jetojnë dhe mendojnë shqip, mbi 30 milionë shqiptarë. Ju duket ëndërr dhe iluzion? Vetëmashtrim dhe utopi?! Shihni rrjedhat e lumejve, sado t’ua kenë ndryshuar kahen, kur ato fryhen e tërbohen, e gjejnë shtratin e vet të dikurshëm. Shqiptarët sot kanë nevojë të madhe të rrëmbehen, t’i zgjojnë ndjenjat e fjetura. Sinqerisht kanë nevojë për esullim dhe zgjim, bile dhe për tërrbim!

Secili ka të drejtë ta kërkojë lirinë dhe të drejtat e tij të natyrshme, të mbrojtura me gjak ndër shekuj…

(18.VII.2017)

In : Aktuale

Loading...
loading...