Komuna e Strugës në një reagim deri te Strugalajm.com pas zhvillimet të sotshme në Këshillin komunal të Strugës sjelljen e kreut të Këshillit Avdulla Qazimoski e ka kualifikuar si joserioze në funksion të obstruksionit të hapur .”Sot seanca e rregullt e Këshillit të Komunës së Strugës nuk u mbajt për të dytën herë për shkak të joseriozitetit , papërgjegjësisë dhe obstruksionit nga ana e Kryesuesit të Këshillit të Komunës së Strugës. Qytetarët e Strugës për të dytën herë radhazi , që nga seanca e 30 marsit por edhe te seanca e parashikuar për sot, pra 06.04.2017 nuk mundën që të përfitojnë për pikat në interes të tyre, të cilat duhej të kalonin nëpërmjet votës në këshill. Në rendin e ditës ishin mjaft raporte dhe programe , të cilat duhet të merrnin votën e këshillit në interesin e shkollave, ndërmarrjeve publike , komunës dhe pika të tjera me interes publik. Për këtë arsye, me iniciativë të këshilltarëve nga të gjitha grupet , me nënshkrime paraprakisht të siguruara, më 20 prill do të mbahet mbledhja e Këshillit të Komunës së Strugës, ku një nga pikat e rendit të ditës do të jetë Propozimi për Shkarkim të Kryetarit të Këshillit të Komunës së Strugës, ku veçmë paraprakishtat janë siguruar edhe votat e nevojshme ”thuhet në regaimin e Shërbimit për Informim në Komunën e Strugës.(Strugalajm.com)