Komuna e Strugës me njoftim,ja si do caktoni terminin me administratën

Komuna e Strugës ka bërë të ditur se nga fillimi i muajit Korrik 2018, hyrja në ambientet e Komunës së Strugës do të rregullohet te Recepsioni i komunës, duke u pajisur me kartelë elektronike për vizitorët.

“Kjo bëhet me qëllim që qytetarët e nderuar të mos enden nëpër zyra lartë e poshtë duke i kërkuar nëpunësit administrativë e duke pritur nëpër korridore të ndërtesës. Çdo takim me nëpunësit administrativë do të planifikohet dhe realizohet paraprakisht te Recepsioni, ku do të mund të paraqiteni me emër dhe mbiemër, kartelë elektronike për hyrje-dalje dhe cilin/cilën nëpunës/nëpunëse administrativ/administrative dëshironi ta takoni për qëllimet tuaja të ndryshme.”, thuhet në njoftimin e kësaj komune.

StrugaLajm
In : Aktuale

Loading...
loading...