Aktuale

Komuna :Skandal, 104 mijë euro për një cisternë që s’u përdor kurrë, pajisja rezulton jofunksionale



Komuna e Strugës ka paguar në vitin 2023 plot 6.400.000 denarë me TVSH, rreth 104 mijë euro, për blerjen e një cisternë vakumi të destinuar për mirëmbajtjen e sistemeve të ujësjellësit dhe kanalizimit në zonat rurale. Pajisja është furnizuar në bazë të një kontrate të rregullt, por sipas të dhënave zyrtare, ajo asnjëherë nuk është vënë në përdorim.
Sipas një inspektimi të kryer nga institucionet kompetente, është konstatuar se cisterna është jofunksionale dhe nuk mund ta kryejë funksionin për të cilin është blerë, pavarësisht shumës së konsiderueshme të mjeteve publike të shpenzuara.
Në praktikë, kjo situatë do të thotë se mjetet publike janë shpenzuar pa efekt konkret, shërbimi për të cilin ishte destinuar pajisja nuk është siguruar, problemet në terren në lidhje me ujësjellësin dhe kanalizimin në zonat rurale kanë mbetur të pazgjidhura, ndërsa koston përfundimtare e paguajnë qytetarët.
Komuna e Strugës sot përballet me pasojat e vendimeve dhe praktikave të mëparshme. Rasti i cisternës së papërdorshme hap dilema serioze për menaxhimin e mjeteve publike, planifikimin e investimeve dhe kontrollin e cilësisë së pajisjeve të blera.
Nga Komuna theksojnë se detyrimi i institucioneve është që gjendjet të paraqiten në mënyrë transparente, të analizohen dhe të trajtohen me përgjegjësi, në interes të qytetarëve, me qëllim që raste të tilla të mos përsëriten në të ardhmen.

Artikuj të ngjashëm

 
Back to top button