AktualeStruge

Komunalja e Strugës nis aksionin e gjelbërimit pranë Shtëpisë së Kulturës “Vëllezërit Milladinovci”


Komunalja e Strugës sot ka nisur aksionin për mbjelljen e pemëve pranë Shtëpisë së Kulturës “Vëllezërit Milladinovci”, në kuadër të donacionit të pranuar javë më parë. Me këtë iniciativë synohet rritja e hapësirave të gjelbra, përmirësimi i ambientit urban dhe krijimi i një mjedisi më të shëndetshëm për qytetarët.
Sipas njoftimit, gjelbërimi i kësaj zone do të kontribuojë në zbukurimin e hapësirës publike ku ndërthuren fjala, arti dhe natyra, duke i dhënë qytetit një pamje më të bukur dhe më miqësore për banorët dhe vizitorët.
Komunalja paralajmëron se aktivitete të ngjashme për gjelbërimin e hapësirave publike do të vijojnë edhe në pjesë të tjera të Strugës në ditët në vijim.

Artikuj të ngjashëm

 
Back to top button