Aktuale
“Komunalja”, me apel urgjent: Ndërpriteni menjëherë hedhjen e mbeturinave në rrugë!

NP “Komunalja” i bën thirrje të gjithë qytetarëve që të ndalojnë menjëherë hedhjen e mbeturinave në rrugë dhe trotuare, një praktikë që po e shëmton Strugën dhe po krijon mini-deponi të panevojshme në çdo lagje të qytetit.
Sipas ndërmarrjes, këto veprime po e vështirësojnë ndjeshëm punën e ekipeve të pastrimit dhe të gjelbërimit, të cilët çdo ditë janë në terren duke u marrë me pasojat e papërgjegjshmërisë së disa individëve.
Nga “Komunalja” rikujtojnë se kujdesi për pastërtinë e qytetit është pjesë e kulturës dhe qytetarisë, ndaj kërkohet me vendosmëri që secili qytetar të marrë përgjegjësinë e vet dhe të kontribuojë në mbajtjen e Strugës të pastër, të rregullt dhe të jetueshme.





























