BLENDI PETROL
AktualeStruge

Kontrabandisti i barnave kapet në Qafë Thanë, tentoi t’i fusë në Maqedoni

Në pikën kufitare “Qafë Thanë” në Strugë, policia shqiptare dje ka parandaluar një kontrabandë barnash nga territori maqedonas dhe ka arrestuar një banor të Pogradecit.

Sipas njoftimit të policisë, një burrë 31-vjeçar, i identifikuar si Fatjon Vesho, është arrestuar nga policia kufitare në pikën “Qafë Thanë”, pasi tentoi të kontrabandonte nga territori maqedonas në atë shqiptar mallra të licencuara, të fshehura në automjetin e tij.

Gjatë kontrollit të detajuar të automjetit, janë zbuluar paketime me barna, për importin e të cilave nevojitet leje e veçantë.

I arrestuari tentoi t’i fuste barnat në Shqipëri pa i deklaruar, në kundërshtim me ligjet në fuqi. Fatjon Vesho do të përballet me akuzën për veprën penale “Kontrabandë e mallrave të licencuara” përpara Gjykatës Themelore të juridiksionit të përgjithshëm në Korçë.

Artikuj të ngjashëm

 
Back to top button