Aktuale
Kontrolloni llogaritë, Qeveria ka lëshuar paratë
Kanë kaluar paratë për një pjesë të qytetarëve që skanojnë faturat fiskale përmes aplikacionit “MojDDV”.
Qytetarët në llogaritë e tyre mund të marrin një kthim deri në 2,100 denarë për tremujorin e tretë të këtij viti (korrik, gusht dhe shtator).
Siç ishte praktikë edhe më parë, pritet që paratë të kalojnë në llogaritë e të gjithë qytetarëve që skanojnë deri në fund të javës.