Aktuale
Korçarët kapen duke grabitur në Strugë – katër shtetas shqiptarë arrestohen në flagrancë

Katër shtetas të Shqipërisë, me origjinë nga Korça, janë arrestuar në flagrancë në Strugë, pasi u kapën duke kryer vjedhje në një objekt tregtar.
Sipas informatave zyrtare, dje zyrtarë policorë nga NJPB Strugë kanë ndërhyrë në një dyqan të vendosur në rrugën “Marshal Tito”, ku nga liria janë privuar A.H. (52), R.H. (49), R.E. (49) dhe R.A. (20), të gjithë nga Korça, Republika e Shqipërisë.
Të dyshuarit janë kapur në momentin e kryerjes së vjedhjes së disa produkteve, të cilat janë sekuestruar dhe më pas u janë kthyer personave përgjegjës të objektit tregtar.
Pas dokumentimit të plotë të rastit, ndaj të arrestuarve do të parashtrohet kallëzim përkatës penal.





























