Koreja e Veriut nuk do t’i dërgojë Putinit 100 mijë “vullnetarë” për të luftuar kundër Ukrainës

Nga Admin On Sep 29, 2022

“Regnum” rus arriti të depërtojë në “kanalet diplomatike” të supozuara si burim i dezinformatës se 100 mijë ushtarë nga Koreja e Veriut do t’i bashkohen palës ruse në pushtimin ushtarak të Ukrainës, ndërsa me menjëherë me këtë janë ndërlidhur politikanët nga Rusia, për të mbështetur nismën inekzistente dhe për ta cilësuar si moment historik. Dezinformimi nuk e ka anashkaluar televizionin shtetëror rus Rusia 1, ndërsa prej atje me shpejtësi ka kaluar në mediat e tjera të botës, duke përfshirë edhe Maqedoninë e V. Se bëhet fjalë për dezinformatë, në fund informuan autoritetet zyrtare të Rusisë.

Dezinformata se 100 mijë ushtarë nga Koreja e Veriut do t’i bashkohen palës ruse në pushtimin ushtarak të Ukrainës, nga mediat ruse, përmes pretendimeve të paverifikuara dhe të pavërteta nga të ashtuquajturat “kanale diplomatike”, u bart edhe në hapësirën mediatike të Maqedonisë. Edhe pse Koreja e Veriut ka lidhje ekonomike të zhvilluara me Moskën, në asnjë moment nuk ka pasur njoftime zyrtare shtetërore që sugjeronin se trupat e Koresë së Veriut do të vendoseshin në Ukrainë. Megjithatë, media e ricikloi atë narrativë të rremë nga vendi në vend, i nxitur vetëm nga një deklaratë e transmetuar në televizionin shtetëror rus dhe nga një tekst i një agjencie lajmesh në Rusi, i cili u vlerësua nga BE-ja si zëdhënës i narrativave agresive dhe propagandistike kundër Ukrainës dhe që promovon qëndrim pozitiv ndaj aneksimit të Krimesë dhe veprimeve të separatistëve në Donbas.

Në mesin e portaleve nga Maqedonia që kanë përcjellë këtë dezinformatë për qindra mijë vullnetarët nga Koreja e Veriut, ka pasur edhe nga ata që sipas emrit merren me sport dhe ngjarje sportive.

Më 5 gusht të këtij viti disa portale kanë publikuar tekst me këtë temë. Disa nga titujt thonë:

  • „Lajmet e fundit nga mediat perëndimore: Putini kërkon ndihmë nga Koreja e Veriut”,
  • ,,Putini do të kërkojë 100 mijë ushtarë nga Koreja e Veriut?” и
  • ,,Putini po shqyrton të kërkojë ndihmën e 100 mijë ushtarëve nga Koreja e Veriut””.

Në tekste theksohet se presidenti rus Vladimir Putin kinse po konsideron t’i kërkojë liderit të Koresë së Veriut Kim Jong Un të dërgojë 100,000 trupa si ndihmë në Ukrainë për të luftuar në anën ruse. Një nga tekstet maqedonase për këtë temë i referohet Daily Mail-it si burim, që do të thotë se dezinformata është përhapur përmes mediave ruse, te ato britanike, e rrjedhimisht edhe maqedonase. Më 8 shtator të këtij viti, “Srpski Istinomer” hodhi poshtë këtë informacion, i cili u shfaq edhe në mediat kryesore serbe.

Kjo erdhi nga dy ngjarje të veçanta. E para është se agjencia ruse Regnum publikoi tekst me përmbajtje të tillë. Më pas, analisti ushtarak rus Igor Korotçenko për televizionin shtetëror rus Russia 1 bëri një deklaratë të ngjashme për 100,000 ushtarë nga Koreja e Veriut për të ndihmuar palën ruse.

Ai më 4 gusht tha:

Raportohet se Koreja e Veriut ka përgatitur 100 mijë vullnetarë për të ndihmuar Rusinë në luftë.StrugaLajm

Mirëpo, tashmë më 14 gusht, një pjesë e mediave maqedonase hodhën poshtë dezinformatat e deritanishme se Putini do ta tërhiqte Pjogiangin në luftën në Ukrainë, bazuar në deklaratat për Fox News amerikan të dhëna nga ekspertë të caktuar. Për shembull, disa media publikuan një deklaratë të ish-oficeres së inteligjencës për doktrinën dhe strategjinë ruse, Rebeka Kofler.

Makina e propagandës ruse mund të thotë se 100,000 vullnetarë koreano-veriorë do të luftojnë në anën e Rusisë, vetëm për të trembur Perëndimin, por në realitet kjo është dezinformatë. Putin nuk do ta pranojë kurrë këtë. Nuk është e realizueshme. Aspektet e komandës dhe kontrollit të kësaj teme janë të pamundura. Ata (koreano-veriorët) nuk flasin rusisht. Si do të përdorin sistemet ruse të armëve?– tha Rebeka Kofler për Fox News, ndërsa e transmetuan disa media maqedonase.

Regnum shkruan, të tjerët kopjojnë pa kontrolluar

Raportet e mediave se Koreja e Veriut mund të dërgojë deri në 100,000 trupa për të ndihmuar Rusinë në luftën e saj në Ukrainë u shfaqën gjithashtu në mediat perëndimore pasi agjencia e lajmeve Regnum, e afërt me Kremlinin, publikoi artikull të tillë më 2 gusht. Teksti citon “kanalet diplomatike” si burim.

Në artikullin e Regnum thuhet se Koreja e Veriut ka njoftuar përmes kanaleve diplomatike se është e gatshme të ndihmojë Donetskin dhe Luganskun të forcojnë mbrojtjen e tyre dhe është gati të lëvizë 100,000 trupa të saj. Në shkrimin e Regnum nuk ka detaje nëse “kanalet diplomatike” përmes të cilave është marrë informacioni janë verifikuar nga vetë agjencia mediatike, por, megjithatë, për këtë ka folur Sergej Mironov, deputet dhe lider i partisë politike ruse “Vetëm Rusia – Për të Vërtetën”, i cili “e përgëzoi Pjenjianin për ndihmën e supozuar.” Ai këtë bashkëpunim inekzistent midis Koresë së Veriut dhe Rusisë e quajti “moment historik” dhe “sinjal të qartë për Shtetet e Bashkuara se sistemi unipolar është shkatërruar dhe se Rusia po ndërton sistem të ri mbi rrënojat e saj“. Konteksti që Koreja e Veriut në mars u vendos në anën e Rusisë kur votoi kundër rezolutës së Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara dhe nuk dënoi pushtimin rus të Ukrainës, e bëri këtë dezinformatë më të lehtë për t’u përhapur.StrugaLajm

Agjencia Regnum në fillim të pushtimit të Rusisë mbi Ukrainën u theksua nga BE-ja si zëdhënës i narrativave agresive dhe propagandistike kundër Ukrainës dhe që promovonte qëndrim pozitiv për aneksimin e Krimesë dhe veprimet e separatistëve në Donbas.

Dezinformata që ka publikuar kjo agjenci nuk ka asnjë burim dhe asnjë provë. Mirëpo, Regnum arriti të kalonte nëpër gjoja “kanalet diplomatike” si burim i dezinformatave për qindra mijë ushtarët, ndërsa për këtë menjëherë kanë folur politikanët nga Rusia, për të mbështetur iniciativën inekzistente dhe për ta cilësuar si moment historik.

Dezinformata nuk e ka anashkaluar as televizionin shtetëror rus “Rusia 1” dhe prej andej ka kaluar me shpejtësi në mediat e tjera të botës, përfshirë edhe ata tek ne.

Se bëhet fjalë për dezinformatë, në fund konfirmuan edhe autoritetet zyrtare të Rusisë. Ambasada ruse në Pjongiang shkroi në Facebook:

Tërheqim vëmendjen ndaj thashethemeve që përhapen në internet dhe po merren nga blogerët dhe pseudoekspertët për ofertë të supozuar nga Koreja e Veriut, që është përcjellë përmes kanaleve diplomatike, për dërgimin e 100,000 vullnetarëve për të marrë pjesë në operacionin special në Donbas. Në këtë drejtim, dëshirojmë të themi se këto raportime janë të rreme nga fillimi deri në fund. Nuk ka negociata të tilla dhe nuk ka plane për të dërguar vullnetarë koreano-veriorë në Donetsk dhe Luhansk. Ne jemi të bindur se aftësitë ushtarake të Forcave të Armatosura Ruse dhe të forcave policore në Donetsk dhe Luhansk janë të mjaftueshme për të arritur me sukses qëllimet e operacionit special ushtarakshkroi Ambasada Ruse në Pjongiang.

Dezinformata u riciklua dhe u shpërnda nga vendi në vend, nga toka ruse në atë evropiane, por nuk u verifikua dhe bazohej në këmbë xhami, pra në një rrëfim të marrë nga një burim anonim i paketuar në termin “kanale diplomatike”.

Pavarësisht se në këtë rast bëhet fjalë për dezinformim, megjithatë marrëdhëniet dypalëshe mes dy vendeve janë zgjeruar. Kjo shihet nga letra që presidenti rus Vladimir Putin i dërgoi homologut të tij koreano-verior Kim Jong Un më 15 gusht të këtij viti, kur shpalli zgjerimin e “marrëdhënieve dypalëshe gjithëpërfshirëse dhe konstruktive”.

Jong Un, nga ana tjetër, tha se miqësia midis dy kombeve të krijuar në Luftën e Dytë Botërore do të forcohet dhe se “bashkëpunimi strategjik dhe taktik, mbështetja dhe solidariteti” midis dy vendeve “u vendosën në një skenë të re të lartë, në front të përbashkët për shkak të zhgënjimit të kërcënimit ushtarak dhe provokimeve të forcave armike”. Siç shkruan Radio Evropa e Lirë, Pjongiani nuk i përmendi forcat armike, por Koreja e Veriut e ka përdorur vazhdimisht termin për Shtetet e Bashkuara dhe aleatët e saj. Më 6 shtator të këtij viti, BBC raportoi se Koreja e Veriut po furnizonte Rusinë me armë, duke cituar Shtetet e Bashkuara. Marat Husnulin, zëvendëskryeministër i Rusisë, kohët e fundit deklaroi se kompanitë e ndërtimit të Koresë së Veriut kanë ofruar të ndihmojnë në rindërtimin e zonave të shkatërruara në Donbas.


Ky artikull është përgatitur në kuadër të projektit Promovimi i qasjes në lajme të besueshme për të luftuar dezinformatat, i zbatuar nga Fondacioni Metamorfozis. Artikulli, i botuar fillimisht në Vërtetmatës, është mundësuar nga mbështetja e fondacionit jofitimprurës amerikan NED (National Endowment for Democracy). Përmbajtja e këtij artikulli është përgjegjësi e autorit dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e Metamorphosis, NED ose bashkëpunëtorëve të tyre

Të gjitha komentet dhe vërejtjet në lidhje me këtë dhe artikujt e tjerë të Vërtetmatës-it, kërkesat për korrigjime dhe sqarime, si dhe sugjerimet për verifikimin e deklaratave të politikanëve dhe premtimeve të partive politike, mund t’i dorëzoni përmes këtij formulari

In : Aktuale

Loading...
loading...