Koronavirusi, 18 raste në Europë
Bilanci i epidemisë së koronavirusit ka shkuar në 259 të vdekur në Kinë, ndërsa 2.102 raste të reja u regjistruan të premten, me mbi 11 mijë të infektuar të konfirmuar.
Sipas Komisionit Kombëtar të Shëndetit Kinez, 42 nga 46 viktimat e reja janë regjistruar në provincën e Hubei, ku filloi infeksioni. 18 raste janë identifikuar deri më tani në Evropë, përfshirë dy në Itali.
Vonesat e autoriteteve lokale të Wuhan në zbulimin e rasteve kanë përkeqësuar situatën e epidemisë. ‘Në këtë moment ndjehem në faj‘, ka pranuar Ma Guoqiang, sekretari i partisë komuniste kineze të Wuhan, partia që ka shumicën në këtë bashki.
’Nëse do të ishin marrë masa më rigoroze, rezultati do të ishte ndryshe dhe më i mirë nga aktualiteti ku ndodhemi’, duke pranuar për herë të parë vonesa në zbulimin e raste me koronavirus.
Janë deri tani 18 raste në Europë, mes të cilëve 6 në france, 6 në gjermanim, dy në itali, dy në Mbretërinë e Bashkuar, një në Finlandë dhe një në Suedi.
Në France personat e goditur me koronavirs janë një burrë 48 vjeçar që kishte udhëtuar së fundi në Wuhan dhe ndodhet në izolim në spitalin e Bordeaux, që prej 24 janarit. Dy të tjerë kishin ardhur prej pak ditësh nga Wuhan, të dy të së njëjtës familje, një turist kinez 81 vjeçar i provincës së Hubei, që kishte ardhur në Francë në 16 janar dhe ku simptomat i janë shfaqur në 22 janar. Ai është shtruar në Paris në 25 janar, përveç një të afërmi të tij që rezultoi pozitiv me koronavirus. Në 30 janar është konfirmuar rasti I parë I një mjeku francez, që ka rezultuar pozitiv me virusin pasi kishte kuruar një pacient të ishte kthyer nga Azia.
Në Gjermani, mes 6 personave të sëmurë janë një burrë 39 vjeçar, që ka rezultuar pozitiv në 27 janar (dhe tani është në izolim) pasi ka pasur kontakte në vendin e punës me një burrë 33 vjeç nga Shanghai dhe katër persona të tjerë të gjithë punonjës të së njëjtës kompani në Bavari. Edhe një fëmijë, djali I një prej pesë punonjësve, është infektuar.