Kosova e vogël në Maqedoni

Arbër Muftiu
“11 vjet”
Në Dibër të madhe,në shenjë mirënjohjeje për përkujdesjen ndaj shqiptarëve të Kosovës gjatë luftës, u vendos një përkujtimore ku shkruhej:
Dibra ishte Kosovë e vogël,Kosova ishte plagë e saj.
Kosova plagë e saj!
Fatkeqësia më e madhe sot është se Kosova,Dardania e Rugovës,është plagë e çdokujt që zemra i rreh duke qenë shqiptar.
S’ka kosovar,ska himn tjetër.Ka vetëm shqiptar që fati e ka ndarë nga nëna,ka vetëm një himn: “Rreth flamurit të përbashkuar…”.
Sot,Kosova ka mbetur si një lypës,i pastrehë, në një qosh të rrugës,i cili pret se kush do ia “zbardhë” ditën,pa menduar për ditën tjetër që do jetë e njejtë si e pardjeshmja.Sot,Kosovën mundohen ta bëjnë lodër të vetën secili që vjen në pushtet me qëllim tjetër pos bashkimit me nënën e saj,e sa për të tillë, ka ngado,të rrallë janë të kundërtit.
Shoqërues të pandërprerë të Kosovës ndër vite kanë qenë lapsi dhe pushka.
Shumë mendimtarë të çmuar e heronj kanë dhënë jetën,dhuratën më të madhe nga Perëndia,frymën e tyre për mbrojtjen e këtij dheu që sot po pështyhet pa nder dhe pa të drejtë.
1.Vallë a kujtojmë ne,shqiptarët ngado që ndodhemi (Shqipëri,Kosovë,në Iliridë,në Epir,në Mal të Zi,diasporë) punën e parreshtur të Ibrahim Rugovës (me të tjerë)?!
Për çka u munduan?
Për një ditë ku edhe atë pjesë që i ka mbetur ktij vendi po e “kidnapojnë” sllavët dhe po e shesin argatët e tyre?!
2.Vallë a kujtojmë ne shqiptarët se përse dhanë jetën çlirimtarët në luftën kundër armikut?
Për të qenë akoma në konflikt në mes veti se kush do vjedhë më shumë,kush do na malltretojë më shumë,kush do bëjë që të harrohet sa më shpejt gjenocidi i Kosovës?!
Jo,turp.
Jemi bërë aq të dëgjueshëm saqë po na e hapin varrin tanët.
Ne jemi si kafshët e fermës, të përshkruar nga autori anglez Xhorxh Orvell,ku vendosim drejtues që të lumturojmë,të jemi të lirë,të cilët në fund bashkohen me armiqtë “e përbetuar” të kafshëve të fermës,e këta të fundit i lanë në baltë.
Jemi ata që për çdo përvjetor po na gjuajnë me nga një plumb,se vjen e më thellë.
Çdo thoshin këta nëse do ju shfaqej Adem Jashari në krye të pesëdhjet e tetë familjarëve të vrarë?
“Bac u kry apo BAC U PËRLY?”