Kosova merr vendim: Hap e kufirin me Maqedoninë

Qeveria e Kosovës ka mbajtur mbledhje korresponduese ku ka miratuar projektligje, vendime dhe dokumente të tjera të fushës së përgjegjësive kushtetuese dhe ligjore.

Është miratuar edhe vendimi për hapjen e kufijve shtetërorë të Republikës së Kosovës me Republikën e Shqipërisë, Republikën e Maqedonisë së Veriut dhe me Republikën e Serbisë.

Qeveria ia ka proceduar Kuvendit mendimin lidhur me nismën legjislative për Projektligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për Festat Zyrtare në Republikën e Kosovës. Në mendimin e Qeverisë janë përfshirë opinionet e Ministrisë së Financave dhe Departamentit të së Drejtës së BE-së. Sipas proceduarave përkatëse, të gjitha institucionet e lartcekura i kanë përcjellë opinionet dhe deklaratat e tyre sipas fushëveprimit përkatës. Në rrjedhë të kësaj, Qeveria e Republikës së Kosovës e vlerëson nismën legjislative të iniciuar nga deputetët propozues të Kuvendit të Republikës së Kosovës për miratimin e Projektligjit për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për festat zyrtare në Republikën e Kosovës, nëpërmjet së cilës krijohet baza ligjore për shënimin e Ditës së Egjiptianëve më 24 qershor, si ditë memoriale.StrugaLajmStrugaLajm

Qeveria e konsideron të nevojshme që ky projektligj duhet të plotësohet dhe ndryshohet dhe neni 4 të fshihet në tërësi dhe të riformulohet si në vijim: “Kur ditët e festave zyrtare të cekura në nenin 2 të këtij ligji bien ditën e shtunë ose të diel, nuk do të jenë ditë pushimi ditët pasardhëse të punës”.

Qeveria thotë se e vlerëson nismën legjislative të iniciuar nga deputetët propozues të Kuvendit të Republikës së Kosovës për miratimin e Projektligjit për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për zgjedhjet e përgjithshme në Republikën e Kosovës por e konsideron si jo të plotë për të përmirësuar procesin dhe procedurat e organizimit të zgjedhjeve në Kosovë. Qeveria e Kosovës konsideron se kjo nismë legjislative duhet të adresojë të gjitha çështjet që janë identifikuar si parregullsi gjatë monitorimit të proceseve zgjedhore nga organizatat monitoruese ndërkombëtare dhe vendase.StrugaLajm

Është miratuar Projektligji për Ratifikimin e Marrëveshjes ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Asociacionit Ndërkombëtar për Zhvillim lidhur me Financimin e Programit – Nxitja dhe Levimi i Mundësive për Sigurimin e Ujit. Projektligji synon të ratifikojë marrëveshjen e cila është nënshkruar më 13 korrik 2020 dhe i siguron Kosovës një kredi në shumën prej 25,100,000 euro.

Miratimin e Qeverisë e ka marrë edhe vendimi për Riorganizimin e Këshillit Kombëtar për Zhvillim Ekonomik të Kosovës. Sipas vendimit emërtimi ndryshohet në Këshilli Kombëtar për Ekonomi dhe Investime dhe do të përbëhet nga:

Qeveria e Republikës së Kosovës në mbledhjen e sotme ka miratuar edhe vendimin për aprovimin e kritereve për financim të projekteve të komunave nga programi komunal për zhvillim të infrastrukturës socio ekonomike. Financimet do të bazohen në këto kritere: Së paku një takim publik i mbajtur me qytetarë gjatë vitit 2019 (vlerësohet me 20 pikë); Së paku 10 mbledhje të mbajtura nga kuvendet komunale gjatë viti 2019 (vlerësohen me 20 pikë); Funksionimi i komiteteve te përhershme në komunë (vlerësohet me 20 pikë); Realizimi i Buxhetit për vitin 2019, në minimum prej 50 për qind (vlerësohet me 20 pikë); Vlerësimi i ligjshmërisë së akteve të jetë në harmoni të plotë me legjislacionin në fuqi (vlerësohet më 20 pikë. Komunat që realizojnë mbi 60% të kritereve përzgjidhen si konkurrentë potenciale për përfitimin e fondeve, ndërsa projekt propozimet duhet të jenë projekte kapitale dhe infrastrukturore deri në shumën prej 50 mijë euro.

Me vendimin e aprovuar nga Qeveria e Kosovës, është autorizuar Ministri i Shëndetësisë që të bëjë plotësim – ndryshimin e Udhëzimit Administrativ për Organizimin, strukturën, përcaktimin e shërbimeve dhe veprimtarisë së Institucioneve të Kujdesit Parësor Shëndetësor duke tejkaluar procedurat që përcaktohen me Rregulloren e Punës së Qeverisë së Republikës së Kosovës dhe Rregulloren për Shërbimin Ligjor Qeveritar. Plotësim ndryshimet do t’u mundësonin institucioneve të kujdesit parësor shëndetësor në Kosovë të testojnë për prani të antigjeneve të SARS-CoV 2 ose të antitrupave ndaj SARS-CoV 2./Koha.net/

In : Aktuale

Loading...
loading...