Kosova pritet ta heq orën policore si dhe kufizime tjera

Kryetarët e komunave të Kosovës do të takohen sot me Ministrin e Shëndetësisë, Arben Vitinë, ku do t’ia paraqesin kërkesat e tyre për largimin e orës policore dhe masave të tjera që aktualisht janë në fuqi për parandalimin e përhapjes së Covid-19.

Në këtë takim do të diskutohet edhe plani i vaksinimit dhe gjendja e përgjithshme pandemike në Kosovë. Drejtori i Asociacionit të Komunave të Kosovës, Sazan Ibrahimi, ka deklaruar se janë duke u koordinuar kërkesat e komunave, përmes kryetarëve të tyre.StrugaLajmStrugaLajm

“Jemi duke i koordinuar kërkesat e komunave përmes kryetarëve të komunave. Jemi në kontakt me kryetarë dhe kryetarët janë shumë të angazhuar sa i përket zhvillimit ekonomik lokal”, ka thënë Ibrahimi.StrugaLajm

In : Aktuale

Loading...
loading...