Kosovarët nuk duan t’ia dinë për zgjedhje, me mijëra shkojnë në Shqipëri (VIDEO)

Edhe pse jemi në muajin e Ramazanit dhe nesër votohet për qeverinë e re, mijëra kosovarë janë nisur drejt Shqipërisë për të pushuar.

Për shkak të fluksit të lartë në pikën kufitare të Morinës në Kukës, është duke u punuar me pesë sportele.

Fluksi ka nisur që në orën 3 të mëngjesit dhe numri i personave që kanë hyrë në Shqipëri deri në orën 9:00 i ka kaluar 2 mijë vetë.StrugaLajm

Në hyrje të Shqipërisë janë regjistruar 600 automjete të vogla dhe 25 autobusë.StrugaLajm

Ngarkesa është e papërballueshme ndaj është ndjekur procedura e përshpejtuar për të shmangur radhët dhe pritjet.

Edhe të dielën pritet fluks për shkak te ndeshjes Kosove-Turqi në “Loro Boriçi”.

In : Aktuale

Loading...
loading...