Kovaçevski: Naftë ka, qytetarët të mos u nënshtrohen spekulimeve

 Në Republikën e Maqedonisë së Veriut nuk ka krizë të benzinës, sepse ne me derivatet e naftës kryesisht furnizohemi nga Greqia. Dua t’u bëj apel qytetarëve të mos u nënshtrohen spekulimeve, sepse në shtet ka sasi të mjaftueshme të energjensave. Dua t’u bëj apel edhe tregtarëve të mos spekulojnë me përkufizim të sasive për shitje të derivateve të naftës në pikat e karburantit, thotë kryeministri Dimitar Kovaçevski.

“Një pjesë e tregtarëve i kufizojnë sasitë me qëllim që t’i ruajnë rezervat e furnizuara për arsye spekulative,  që është një fitim klasik ushtarak”, tha Kovaçevski në emisionin në “Utrinski brifing”, duke theksuar se për gjendjen janë njoftuar institucionet, ndërsa inspektimi i tregut që dje ka qenë në terren.StrugaLajm

Kovaçevski theksoi se shteti ka sasi të mjaftueshme të drithërave në rezervat e mallrave, që u kumtua edhe pas takimit të Këshillit të Sigurisë që u mbajt javën e kaluar.

“Ne çdo vit importojmë një pjesë të miellit dhe drithit nga Serbia në kuadër të marrëveshjeve tregtare. E rritëm prodhimin e drithit në shtet dhe kemi sasi të mjaftueshme të cilat përpunohen në industri mulliri”, shtoi kryeministri.StrugaLajm

Në pyetjen lidhur me shkëmbimin tregtar me Ukrainën dhe Rusinë, Kovaçevski thotë se ne kemi shkëmbim shumë të vogël tregtar me ato dy vende dhe se shteti do t’u ndihmojë kompanive të cilat importojnë lëndë të para nga Ukraina dhe të cilët duhet të kthehen në tregje të tjera.

“Ne punojmë në një paketë të masave të cilat kanë të bëjnë me energjinë dhe ushqimin me qëllim që të mbrohet standardi i qytetarëve. Deri tani kemi çmim më të ulët të energjensave, ndërsa lidhur me çmimet e ushqimit miratuam masa për kufizimin e çmimeve dhe kufizim të marzhit. Kemi edhe paketa sociale  për mbështetje energjetike për familjet e cenueshme. E rritëm pagën minimale dhe tani me dy paga minimale mund të mbulohet shporta sindikale e konsumit. Po përfundojmë me metodologjinë për rritjen e pensioneve dhe besoj se që sot do të kemi zgjidhje për metodologjinë e harmonizuar me kërkesat e pensionistëve”, thotë kryeministri Kovaçvski  për “Utrinski brifing”.

Lidhur me akuzat e liderit të VMRO-DPMNE-së, Hristian Mickoski se lSDM po përpiqet t’i ndajë maqedonasit në pro-rusë dhe anti-rusë, kryeministri Kovaçevski thotë se akuzat e tilla janë pa kurrfarë baze.

In : Aktuale

Loading...
loading...