Shkup, 23 shkurt – Kryeministri Dimitar Kovaçevski nga foltorja e Kuvendit ka reaguar ndaj kritikave të opozitares VMRO-DPMNE.
Duke mohuar kritikat e tyre, ku akuzojnë për dështim të politikave qeveritare, humbje të jetës së pacientëve, dështim në sigurimin e ilaçit për fibrozë cistike, ikjen e të rinjve nga shteti, Kovaçevski ka numëruar disa të arritura, siç thotë, suksese të Qeverisë.