Kovaçevski premton: Në mandatin tim të dytë si kryeministër, paga mesatare do të jetë 1.000 euro, ndërsa minimalja 600 euro

StrugaLajmStrugaLajm

-Në mandatin tim të dytë si kryeministër, do të punojmë që ta arrijmë pagën mesatare deri në mbi 1.000 euro dhe pagën minimale 600 euro, dhe ju siguroj se me politikat e duhura është e arritshme, tha kryetari i LSDM-së, Dimitar Kovaçevski mbrëmë në Shtip në një fjalim gjatë hapjes së shtabit promovues të LSDM-së.StrugaLajm

“Me punë të palodhur nuk ka qëllim të paarritshëm. Askush nuk besonte se një pagë mesatare prej 500 euro deri në vitin 2024 ishte e mundur dhe e arritshme. Por siç e dini, LSDM-ja e realizoi para kohe atë premtim. Sot paga mesatare është 650 euro. Kështu do të jetë edhe këtë herë”, tha Kovaçevski.

Kemi bërë një ndryshim sistematik afatgjatë edhe për rritjen e pensioneve, pensioni mesatar sot është për 6.400 denarë më i lartë në krahasim me vitin 2016 ndërsa pensioni minimal për pothuajse 50% më i lartë. LSDM-ja mundësoi që pensionistët mesatarisht të marrin 6.000 denarë më shumë”, shtoi Kovaçevski.

In : Aktuale

Loading...
loading...