KOVIDI I MERR JETËN E GAZETARIT SHQIPTAR NGA KËRÇOVA

Ndërron jetë Refik Zenku, korrespondent i MIA-s
Nga pasojat e Kovid-19 ka ndërruar jetë sot Refik Zenku, korrespodent i Agjencisë Mediatike Informative.

Zenku ka qenë korrespodent për MIA-n nga Kërçova nëntë vitet e kaluara. Për ngjarjet në Kërçovë dhe rrethinë ka raportuar deri në momentin e fundit, derisa u diagnostikua me koronavirus.

Zenku luftoi me koronavirusin për tre javë dhe u mjekua në spitalin “8 Shtatori”. Dje, gjendja e tij u përkeqësua dhe mjekët nuk arritën ta shpëtonin.StrugaLajmStrugaLajm

Refik Zenku ka qenë gazetar me përvojë shumëvjeçare në gazetari për gati tre dekada. Angazhimi i tij i fundit gazetaresk ishte në televizionin lokal TV Gurra, korrespodent i MIA-s nga rajoni i Kërçovës. Përveç detyrave të tij të rregullta gazetareske si reporter, ishte i njohur edhe si gazetar, i cili raportonte dhe e ka njohur në mënyrë të shkëlqyer sportin lokal.StrugaLajm

Ka lindur më 18 maj të vitit 1965 në Kërçovë.

MIA dërgon ngushëllimet e saj më të sinqerta për familjarët e Zenkut.

In : Aktuale

Loading...
loading...