Krenar LLOGA: Ekzistenca e Maqedonisë varet nga qeverisja e re
Krenar Lloga, një nga bashkëpunëtorët më të ngushtë të Ziadin Selës, ka paralajmëruar se shqiptarët e Maqedonisë nuk do ta gjejnë veten brenda këtij shteti, në rast se qeveria e re nuk do të ndërrojë nga ajo e udhëhequr prej një dekade nga Nikola Gruevski. Ekzistencën e shtetit e ka lidhur me të drejtat që duhet garantuar shqiptarëve, shkruan sot “Koha Ditore”.
“Nëse shqiptarëve do t’u pamundësohet që të jenë të barabartë, do të kërkojmë krijimin e Parlamentit Gjithëshqiptar në Maqedoni dhe ndoshta do të ketë edhe opsione të tjera të ekzistimit të Maqedonisë. Fakti që Maqedonia ekziston si një kompromis politik, mund të mos ekzistojë nëse nuk ka kompromis politik. Maqedoninë e mban vetëm balanca politike dhe nëse kjo balancë nuk do të jetë, Maqedonia nuk mund të ekzistojë”, ka thënë ai në një intervistë për “Kohën Ditore”. “Nëse në substancë nuk do të ndërrojë qeverisja, nuk ka asnjë arsye që shqiptarët nesër të votojnë dhe ta gjejnë veten brenda këtij shteti”.
Lloga është krahu i djathtë i Selës, deputetit i cili i priu iniciativës që prodhoi unifikimin në masë të madhe të faktorit politik shqiptar në Maqedoni.
Pas zgjedhjes për herë të parë të një shqiptari në krye të Kuvendit të Maqedonisë, duke qenë në sallë plenare, deputeti Sela qe sulmuar rëndë nga militantë të Gruevskit…