BLENDI PETROL
Aktuale

Krenar Lloga: Në certifikatat e lindjes do të vendoset përkatësia etnike

Ministri i Drejtësisë, Krenar Lloga në një prononcim për TV21 bëri të ditur se në certifikatat e lindjes do të vendoset grafa për përkatësinë etnike, përcjell TV21.

Lloga thotë se ky vendim vjen si masë parandaluese për keqpërdorim gjatë punësimeve.

“Nga java e ardhshme do të vendosim rregullore që përkatësia etnike të vendoset në certifikatën e lindjes, me qëllim që mos të ketë keqpërdorim gjatë punësimeve. Sot pata takim edhe me drejtorin e librave amë, dhe është çështje javësh kur do të fillojnë të dalin certifikatat në të cilat do të përfshihet përkatësia”, tha Lloga për TV21.

Artikuj të ngjashëm

 
Back to top button