AktualeStruge

Kreshnik Kaba do të jetë sekretari i ri Komunës së Strugës


STRUGË – Burime të afërta me Komunën e Strugës bëjnë të ditur për Struga Lajm se kryetari i Komunës, Mendi Qyra, ka përzgjedhur emrin që pritet të marrë detyrën e sekretarit të ri të institucionit.
Sipas këtyre burimeve, sekretari i ardhshëm i Komunës së Strugës pritet të jetë Kreshnik Kaba, ndërsa formalizimi i emërimit të tij zyrtar konsiderohet vetëm çështje kohe.
Kaba vjen nga fshati Veleshtë dhe është i angazhuar në administratën komunale që nga viti 2014. Ai është magjistër i shkencave juridike dhe prej vitesh ushtron funksione brenda strukturave të Komunës së Strugës.
Ky post më herët është mbajtur nga Riste Taleski, ndërsa së fundmi nga Katerina Ilieska.
Zhvillimet e fundit pritet të konfirmohen zyrtarisht nga Komuna në ditët në vijim.(StrugaLajm. Com)

Artikuj të ngjashëm

 
Back to top button