Kreu i BFI-së pozitiv me Covid-19

Reisi i Maqedonisë Haxhi Shaqir Fetahu i infektuar me COVID-19, me çka në një postim në Facebook, reisi njofton opinionin se ka rezultuar pozitiv me Covid-19.

“Duke patur kujdes për familjen time, bashkpuntorët e mi, si dhe të gjithë besimtarët dhe qytetarët, vendosa që të bëjë testin për Covid 19, i cili më rezultoi pozitiv. Momentalisht, gjithçka është normale pa ndonjë simptom problematik. U qëndroj preciz rekomandimeve mjekësore dhe jam në kurim shtëpiak. E konsideroj veten si i i sprovuar nga i Madhi Zot. Apeloj te të gjithë qytetarët që të jenë të kujdesshëm dhe t’u përmbahen rekomandimeve të organeve kompetente. Të gjitha organet e BFI e RMV janë në hovin e përgatitjeve maksimale për Festën e Kurban Bajramit. Andaj, me këtë rast përzemërsisht uroj të gjithë besimtarëve Festën e Madhe të Kurban Bajramit, me lutje Allahut Fuqiplotë që t’i pranoj në mëshirën e Tij. Zoti ju bekoft. ( u.d. Reisul Ulema h.hfz. Shaqir ef. FETAHU )”, shkruan Fetau.StrugaLajm

In : Aktuale

Loading...
loading...