LN ARCHITECTS
BLENDI PETROL
Aktuale

Krimi dhe korrupcioni nuk luftohen me praktikën e mosndëshkimit të kriminelëve dhe te korruptuarve të vërtetë

Ejup Berisha

Krimi dhe korrupcioni nuk luftohen me praktikën e mosndëshkimit të kriminelëve dhe te korruptuarve të vërtetë

Nëse sipas logjikës së mbrapsht që ekziston një periudhë të gjatë kohore këtu te ne shumica e individëve të kriminalizuar dhe të korruptuar shpallen të pafajshëm atëher parashtrohet pyetja se kush jane të kriminalizuarit dhe të korruptuarit e vërtetë në vendin tonë? Sipas një
logjike gjithashtu të mbrapsht këta janë qytetarët e këtushëm. Çdo individ i liruar nga përgjegjsia penale është ngarkesë plotësuese për qytetarët pasiqë dikuj patjetër do ti atribuohet faji për shkeljet ligjore. Në shtete me nivel të lartë të krimit dhe korrupcionit kjo edhe ndodhë. Te to nuk dënohet autori i vërtetë
i krimit por dënohet ndonjë viktimë e rastësishme që nuk ka asnjë lidhje me veprën e bërë kriminale. Te ne fatkeqsishtë kemi dënime të disa dhjetra personave plotësisht të pafajshëm në dhjetra procese të montuara gjyqsore. Këta janë ata që askuj si kanë bërë asnjë të keqe por prap janë shpallur fajtore dhe janë dënuar me disa qindra vjet burgim. Kur jemi te tema e shkrimit duhet thënë se lirimi i një personi që ndiqet penalishtë nga kjo përgjegjsi nga ana e Prokurorive dhe Gjykatave don të thote ngarkim i dikuj tjetër me fajin që në realitet
është i pafajshëm. Kryeministër Mickovski është mirë që Qeveria i ka shpallur luftë krimit dhe korrupcionit por për këtë gjë duhet të bëhen përpjekje për reformimin e vërtetë dhe të domosdoshëm të sistemit gjyqsor. Vërejtje të shumta e të shpeshta për mosreformimin e tij vijnë si nga brenda vendit por edhe jashta tij dhe atë më shumë nga institucionet e Baskkimit Europjan. Ndërsa kjo gjë duhet detyrimisht të behet pasiqë vendi ynë është kandidat për antarsim në BE. Si rezultat i një sistemi të tillë të pareformuar në pikpytetje është vënë funkcionimi i shtetit juridik. E si pasojë e kësaj gjendjeje të pavolitshme janë vënë në rrezik parimi i kushtetueshmërisë dhe ligjshmërisë por dhe siguria e qytetarëve. Reforma e sistemit të Gjyqsor Z. Mickovski nënkupton shkarkim pa debat dhe me shpejtësi nëpër Prokurori dhe nëpër Gjykata të individëve që janë vënë në funkcuion të shpë
timit të individëve kryes të vërtetë të veprave
kriminale dhe korruptive nga perndjekja penale dhe dërgimi i tyre aty ku e kanë vendin. Por dhe marrja e guximit nga ana e tyre që dënime tu shqiptojnë personave të cilët nuk kanë kurrfar lidhje me veprat e kryera penale dhe korruptive në shtetin tonë. Krimi dhe korrupcioni luftohen me veprime dhe me masa konkrete e jo vetëmse me fjalë. Kot flitet për luftë ndaj tyre sepse me kë
të mënyrë kriminelët dhe të korruptuarit nuk ndalen dhe nuk zbrapsen dot nga veprimet e tyre të kundërligjshme. Për ti shpëtuar qyetatarët dhe shtetin nga këta dhe nga veprat e tyre të rrezikshme dhe shumë të dëmshme individët autor të vërtetë të veprave të tilla duhet ti marrin dënimet e merituara dhe një pjese të caktuara të jetës së tyre të njejtët ta kalojnë prapa grilave. Nëse këta nuk ndodhen atje ku e meritojne që eshte bërë praktikë e shpeshtë këtu te ne vendin prapa grilave me siguri do ta kenë qytetarët e pafajshëm.

Artikuj të ngjashëm

 
Back to top button