Aktuale
Krisin armët në Tetovë – një i vdekur dhe një vajzë në gjendje kritike

Tetovë është tronditur sot nga një përleshje me armë zjarri që ka ndodhur rreth orës 12:15, ku sipas burimeve jozyrtare, një person ka humbur jetën, ndërsa një vajzë ka mbetur e plagosur rëndë dhe ndodhet në gjendje kritike.
Ekipet policore kanë mbërritur menjëherë në vendngjarje, ku po kryhen hetimet, ndërsa në terren ndodhet edhe Prokurori Publik. Ende nuk dihen motivet që çuan deri te ky konflikt i përgjakshëm, ndërsa policia është në kërkim të autorit të ngjarjes.
Ngjarja ka shkaktuar shqetësim të madh tek banorët e zonës, të cilët raportojnë se kanë dëgjuar të shtëna të shumta armësh.





























