Krizë, por udhëtimet nuk mungojnë!

Edhe përkundër krizës ekonomike dhe inflacionit, interesi i turistëve tanë për të udhëtuar këtë verë është shumë i lartë, pohojnë nga agjencitë turistike. Paralajmërimi i kryetarit të Odës së Hotelierisë dhe Turizmit, Arkan Kerim, i cili tha se këtë verë rreth 150.000 turistë do ta vizitojnë Turqinë, dalëngadalë po bëhet realitet.

“Ne tashmë kemi shitur gjithçka. Rreth 80% e sezonit është shitur. Interesi është tejet i madh, si për Turqinë, ashtu edhe për Egjiptin. Ajo që më pyetët për vendet e lira, filloi të mbushet edhe periudha për fundin e gushtit, por mbushet edhe shtatori“, pohoi Viktor Medunjanin, punëtor turistik.

Për në Antali dhe Egjipt, fluturime të lira çarter mund të gjeni vetëm nga tetori.

“Këtë vit mund të themi se ka interes, madje nuk ka as vende të lira në bazë të kërkesave që i kemi për momentin. Në vend të parë, destinacioni më i kërkuar është Turqia, Antalia dhe Bodrumi. Gjithashtu ka interes edhe për në Egjipt dhe Tunizi”, theksoi Ana Marija, agjenci turistike.StrugaLajm

Çmimi i prenotimeve lëviz nga 400 euro për person, varësisht nga hoteli dhe destinacioni, e më së shpeshti të gjitha janë “all inclusive”. Duke pasur parasysh rritjen e të gjitha çmimeve, prenotimet janë shtrenjtuar për 10-20%, thonë nga agjencitë turistike.

In : Aktuale

Loading...
loading...