BLENDI PETROL
AktualeRajoni

Kroacia u vizitua nga 21.3 milionë turistë në vitin 2024

Ministria e Turizmit dhe Sportit të Kroacisë njoftoi sot se vitin e kaluar, Kroacia u vizitua nga 21.3 milionë turistë, të cilët realizuan 108.7 milionë net-qëndrime, një rritje prej 4.1% krahasuar me vitin 2023.

Sipas të dhënave të Administratës Tatimore të Kroacisë, në këtë periudhë janë lëshuar fatura fiskale në vlerë prej afro 7.3 miliardë eurosh, që përfaqëson një rritje prej 11.5% krahasuar me vitin 2023, raportoi gazeta Jutarnji List.

Ministria thekson se në vitin 2024, pjesa më e madhe e net-qëndrimeve totale, përkatësisht 103.3 milionë, është realizuar në bregdetin Adriatik, një rritje prej 1% nga viti 2023. Ndërkohë, në pjesën kontinentale të vendit janë regjistruar mbi 2.7 milionë net-qëndrime, një rritje prej 5%. Po ashtu, një rritje prej 6% krahasuar me vitin e kaluar është shënuar edhe në kryeqytetin Zagreb.

“Jemi shumë të kënaqur me rezultatet e arritura në turizmin e vitit 2024, përfshirë ato financiare, sepse sipas të gjitha parametrave, kemi pasur një vit tjetër rekord. Veçanërisht na gëzon fakti që rritja më e madhe është regjistruar në para-sezon dhe pas-sezon, gjë që dëshmon se Kroacia po bëhet një destinacion për turizëm gjatë gjithë vitit,” tha ministri i Turizmit dhe Sportit, Tonçi Glavina.

Artikuj të ngjashëm

 
Back to top button