Kryemadhi me dekleratë bombë: KoronaVirusi është një mashtrim

Kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Monika Kryemadhi është shprehur se koronavirusi nuk duhet besuar, pasi është një mashtrim dhe i krijuar në laborator. Në një intervitë për “Report Tv”, Kryemadhi tha se këtë virus e kanë krijuar për të ndryshuar sjelljen njerëzore.

“Mos e besoni koronavirusin, është një mashtrim që kërkon të ndryshojë sjelljen njerëzore. Është një eksperiment social për mua që kërkon t’i kthejë sjelljet sociale mes njerëzve nga sjellje njerëzore dhe shpirtërore në sjellje virtuale dhe dixhitale. Shikojeni si një moment për t’iu gëzuar familjeve në mënyrë të tillë që gjithë kjo periudhë tranzicioni në jetën e përditshme qytetare, por që një ditë do i kthehemi jetës tonë normale atë që na e ka dhënë Zoti, jetën na e ka dhënë Zoti dhe na e merr vetëm ai.StrugaLajm

Jetën nuk na jep dhe as nuk na e merr as qeveria, as politika dhe askush tjetër. Nëse do të ishte e vërtetë koronavirusi, ashtu siç krijohet paniku te njerëz që kanë frikë nga e vërteta, të jeni të bindur që do të kishte vende të tjera shumë më të zhvilluara dhe të modernizuar si ne që do ta radikalizonin.StrugaLajm

Po nuk lave duart s’të zë koronavirusi po të zë diarreja dhe ikën vdes dhe të zë kolera. Po hëngre me thonjtë të paprerë me mikrobe e gjëra të zë dizanteria, kështu është gjithmonë. Po të hash domaten e palarë, ushqime të prishura, gjëra të palara dhe shkon me duar në banjë dhe pastaj do hash normal që do të sëmuresh. Kjo është një higjienë elementare që secili nga ne duhet ta bëjë.

In : Aktuale

Loading...
loading...