Kryemadhi sfidon shkencën: Koronavirusi është lojë, e prodhuar në laborator!

Kryetarja e LSI Monika Kryemadhi duket se është e bindur në idenë e saj se koronavirusi është një lojë.

Sot, e ftuar në “RTSH” Kryemadhi ka hedhur përsëri teorinë e saj se koronavirusi është lojë politike, e krijuar në laborator.StrugaLajm

“Unë besoj dhe vazhdoj të besoj që koronavirusi është një lojë politike për ndryshimin e rregullave të politikës. Është një riformatim i botës”, u shpreh Kryemadhi në emisionin Java në RTSH.

“Ideatorët e pandemisë janë njerëz që kanë kërkuar të rishikojnë sjelljen e njerëzve. Koronavirus është një virus i prodhuar në laborator dhe ata që e kanë prodhuar e dinë si ç’bëhet. Në filozofinë e saj është thjesht një riformatim, ne jemi një pikë në oqean. Ne jemi shtet shumë i varfër, vend shumë i pasur dhe me një popullësi të varfër për shkak të keqmenaxhimit”, tha Kryemadhi.

In : Aktuale

Loading...
loading...