Kryeministri teknik i Maqedonisë së Veriut, Oliver Spasovski prej sot është në izolim shtëpiak, pas kontaktit të djeshëm me kryetarin e Kumanovës, Maksim Dimitrievski, i cili rezultoi pozitiv me koronavirus, përcjell INA.
Spasovski përmes një fjalimi të tij në rrjetet sociale porosi se Qeveria do të funksionojë pa pengesa dhe se ai detyrat do ti kryejë nga shtëpia.
Nga shtëpia ime do t’i kryej të gjitha punët e mia si kryeministër. Qeveria do të funksionojë pa pengesë përmes video-konferencave dhe do t’i kryejmë të gjitha detyrimet dhe prioritetet në këto kushte të jashtëzakonshme. Shtabi i krizës dhe
Qeveria, si në ditët e kaluara do të mblidhen çdo ditë përmes video-lidhjeve”, theksoi Spasovski.
Sipas tij, përhapja e virusit është në kuadër të parashikimeve të institucioneve. “Analiza tregon se vendi po lëviz sipas skenareve të projektuara, pa ekspanzion ekstrem të të sëmurëve. Nga ana tjetër rritet numri i atyre që shërohen dhe se deri tani kemi 42 të shëruar vetëm për një ditë”, theksoi kryeministri teknik duke shtuar se të gjithë duhet të kontribuojnë në këtë situatë për ta mbajtur nën kontroll.