Kryesori që jepte rekomandime për maska dhe orë policore, sot ka rezultuar pozitiv në Covid 19

Kryetari i Komisionit për Sëmundje Infektive, Zharko Karaxhovski është pozitiv në koronavirus. Informatën pasditen e sotme e ka bërë të ditur Ministria e Shëndetësisë.

Prej atje informojnë se Karaxhovski ndihet mirë dhe mbetet në izolim shtëpiak. Në izolim është edhe bashkëshortja e tij.StrugaLajmStrugaLajm

“Sipas anketave epidemiologjike, këto ditë dr. Karaxhovski nuk ka pasur kontakte me anëtarët e tjerë të familjes së gjerë, kolegë nga ISHP dhe as me anëtarët e Komisionit për Sëmundje Infektive”, thonë nga Ministria e Shëndetësisë.StrugaLajm

In : Aktuale

Loading...
loading...