KSHZ: Nesër fillon verifikimi publik në Listën zgjedhore për zgjedhjet presidenciale dhe parlamentare

Nesër më 28 shkurt në të gjitha njësitë rajonale dhe zyrat e Komisionit Shtetëror të Zgjedhjeve (KSHZ), fillon verifikimi publik në Listën zgjedhore për zgjedhjet e ardhshme presidenciale dhe parlamentare.

Siç u tha në seancën e sotme të KSHZ-së, verifikimi në Listën zgjedhore do të zgjasë deri më 18 mars, ndërsa në njësitë dhe zyrat rajonale, mund të bëhet edhe përmes ueb faqes https://izbirackispisok.gov.mk/.StrugaLajmStrugaLajm

Në njësitë rajonale do të mund të parashtrohen edhe kërkesa me shkrim për regjistrim, plotësim ose shlyerje e të dhënave të qytetarëve në Listën zgjedhore.StrugaLajm

Konform Afatit ligjor dhe Kodit zgjedhor, Lista zgjedhore që do të shkojë në zgjedhje mbyllet dhe nënshkruhet më së voni 15 ditë para zgjedhjeve.

“Në interes të transparencës së procesit zgjedhor, apelojmë deri te qytetarët që ta shfrytëzojnë të drejtën dhe t’i verifikojnë të dhënat e tyre. Konform Konform Afatit ligjor dhe Kodit zgjedhor, të dhënat për Listën zgjedhore janë vendosur në verifikim me gjendjen nga dita e shpalljes së zgjedhjeve, 14 shkurti, ndërsa pas verifikimit publik, nëse ka kërkesa të bazuara për ndryshime të caktuara KSHZ-ja do të veprojë në mënyrë përkatëse”, theksoi anëtari i KSHZ-së, Boris Kondarko.

In : Aktuale

Loading...
loading...