KSHZ pranoi tre kundërshtime të VMRO-DPMNE-së, rivotime në Ohër dhe Krushevë

Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve (KSHZ) në seancën e sotme pranoi kundërshtimin për zgjedhjet parlamentare të koalicionit “Maqedonia juaj” udhëhequr nga VMRO-DPMNE për tri vendvotime në njësinë e 5-të zgjedhore.

Rivotim do të ketë në vendvotimin 1272 në komunën e Ohrit, si dhe në vendvotimet 1194 dhe 1202 në Krushevë.

Siç theksoi kryetari i KSHZ-së, Aleksandar Dashtevski, pas numërimit në vendvotimin 1272 në Ohër, është konstatuar se procesverbali nuk është plotësuar në mënyrë korrekte, si dhe ka pasur korrigjim në pjesën e votuesve të regjistruar me shënime manuale.

Kundër kundërshtimit votoi vetëm nënkryetarja e KSHZ-së, Ditmire Shehu.

Me këto rivotime pritet të ndryshoj numri i deputetëve të partive dhe koalicioneve në njësinë e pestë zgjedhore.StrugaLajm

Në Krushevë janë pranuar kundërshtimet për dy vendvotime për shkak të mospërputhjes së numrave nga procesverbali dhe atyre nga aparati biometrik i identifikimit.

KSHZ-ja paraprakisht ka pranuar një kundërshtim të koalicionit “VLEN”, i cili ka të bëjë me votimin në vendvotimin 2102 në Zhelinë. Siç shkruhet në kundërshtim, ai u depozitua për shkak se 110 zgjedhës që ushtronin të drejtën e votës nuk kishin gjurmë gishtash në aparatin e gjurmëve të gishtave, por votuan vetëm me numrin e identifikimit dhe duke skanuar kartën e identitetit.

In : Aktuale

Loading...
loading...