KSI: Kufizimet aktuale në fuqi deri më një qershor

Ora policore prej orës 12 e mesnatës deri në 4 të mëngjesit të vazhdojë të mbetet në fuqi të paktën edhe për dy javë, apo deri më një qershor, rekomandon Komisioni për Sëmundje Infektive. Nga Komisioni gjithashtu rekomandojnë që edhe lokalet të punojnë deri në 23:30 në ambiente të hapura, edhe pse nga Oda e Hotelierëve kërkuan që të hiqet kufizimi i punës së tyre.

Ndërkohë, në vend vazhdon të ulet numri i të infektuarve dhe i të hospitalizuarve. Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar se numri i përgjithshëm i pacientëve pozitivë dhe të dyshuar me COVID-19 që mjekohen në Repartet Infektive në Shkup dhe në spitalet e vendit është 490, kurse ka rreth 750 shtretër të lirë. Gjatë 24 orëve të fundit, në Covid-qendrat e Shkupit janë hospitalizuar 6 pacientë të rinj për shkak të komplikimeve nga koronavirusi.

“Numri i përgjithshëm i pacientëve pozitiv dhe të dyshuar ndaj virusit Korona, të cilët mjekohen në repartet infektive në kryeqytet dhe në spitalet në vend, është 490 dhe ka rreth 750 shtretër të lirë në qendrat Covid. Për shkak të uljes së numrit të të sëmurëve, spitalet mbyllën një pjesë të kapaciteteve të dedikuara për pacientët me Covid.”,- thuhet në njoftimin e Ministrisë së Shëndetësisë.

Imunizimi i qytetarëve, në rrjedhë vaksinimi i personave mbi 40 vjeç

Janë gjithsej 204 pacientë të dyshuar dhe pozitiv që mjekohen në Shkup, një numër i madh i tyre janë me terapi oksigjeni. Nga ana tjetër po vazhdon imunizimi i qytetarëve me ritme më të shpejta. Ditët në vijim do të vaksinohen qytetarët e moshës mbi 40 vjeçare të cilët deri në fund të prillit janë paraqitur për termin në faqen vakcinacija.mk, kurse ka filluar edhe imunizimi i pacientëve të cilët janë në dializë dhe pacientët me transplantim.

In : Aktuale

Loading...
loading...