Kthim në kohë|MITRUSH KUTELI: KOSOVA, KOPSHTI I LULËZUAR I SHQIPËRISË SË JASHTME

Dikur (1943) e vizitova Kosovën, këtë kopësht të lulëzuar të Shqipërisë së Jashtëme, dhe shpirti m’u mbush me gaz: në qytet flitej shqip, në katund flitej e këndohej vetëm shqip. A ka gaz më të madh për një njeri, që ka ngrënë njëzet e kusur vjet bukën e mërgimit se sa të “zbulojë” se me të vërtetë ekziston një Shqipëri e jashtëme?Dhe atëhere, që të mos kthehem me duar bosh nga ky udhëtim, shkrojta një vepërzë: Poemin kosovar. Tani kur m’u thanë pikëzat e lotit të gazit të atëhershëm, e kuptoj se kjo vepër ka qenë tepër e ashpër kundër jugosllavëve, bile shoviniste, por atëhere unë thosha se e kam për detyrë ta dua popullin që flet gjuhën e nënës sime më shumë se çdo tjetër.M’u kujtuan çiliminjtë kosovarë, muhaxhirë, të zbathur, të rreckosur, të verdhë që kisha parë më 1925, në Stamboll, nëpër vagonë kafshësh e baranga, që ku do t’i degdisnin për të kolonizuar shkretëtirat e Anadollit, m’u kujtuan sharrxhinjtë kosovarë, njerëz pa tokë, që brithnin “me kryet përdhe- me sharrën në krah- jaban e beter- derë më derë- për një kotherë bukë” nëpër rrugët e rrugicat e Belgradit të kralit, m’u kujtua e ashtuquajtura reformë agrare e Jugosllavisë së vjetër qene, që ua rrëmbeu tokat bujqve të vegjël shqiptarë dhe ua dha t’i bëjnë ferma dhe çifligje fajdexhinjëve, ushtarakëve dhe të tjerëve (‘agrarët, xhandarët, tyxharët- të gjithë tok- u bënë shokë- si sorrat- për kërmë!’) dhe këndova kosovarin, njerinë që banon n’atë vend ‘prej qindra vjet- prej mijra vjet- rrënjë pas rrënje’.E pohoj hapur se kjo vepër është e ashpër, ka shumë të meta, por ka edhe një thelb të vërtetë.Edhe qymyrguri që nxirret nga toka ka shumë lëndë të huaj, të pavlefshme, por kjo nuk e ndalon të jetë i dobishëm…POEMI KOSOVARKËNGA E PARË: QËNDRIMIJam kosovarpra jam shqiptar:Zot e krenar,– Zot e bujarmbi këtë Dheq’e e kam si fe;E kam Vatan!e kam Atdhe!Që gjysh stërgjysh,që brez pas brezi,që gjithëmon!Ti shkja thërret,ti shkja bërtet,-gjer lart në retë;se jam barbar.Jo, s’jam!si bërtet ti,si buçet ti,ti Mal i Zi.Po Vendin tim e dua,lirinë e dua,-e s’duazotmbi mua.Se jam këtu kur s’kish njeri,kur s’kish kufias fqinjëri,as shkja të zi.Se jam këtu kur Mal i Ziish Iliri;Kur nga një det në tjatrin detIsha zot vet!Unë jam këtu nga motikur vetë Zotie bëri fushën fushëe malin mal.Unë jam këtu e do të jem-dem baba dem-sa mali të bëhet hie hiri mal përsëri!KËNGA E DYTË: DURIMIMa thonë emrin Asim Qerimmbetur jetimqë vogëli.Jam si më shehe si më njeh;kësulë-bardh e krye-lidh,krye-lidh me një shami,me tri shami;për trimëri!Jam eshtër-madh,i vrazhdë jame bojalli-jam’ plot shkëndi,si batërdi.Dhe kam uri-Si s’ka njeri-Për drejtësie për Liri!Si gjithë Asimëte gjith Qerimëte Vendit tim.Ma thonë emrin Asim Qerim,mbetur jetimqë vogëli;Se babën tim ma vranënaçallnikët,podporuçnikëtdhe gllavnikët.ma vranë,Se urdhër dha Vojvodie Krali- vetë;Të vritet.Se ishte Kosovar!Dhe se ish zotmbi këtë Dhe!Dhe tokën që kisha nga Babanga Gjyshi– rrënjë pas rrënje-prej qindra vjet,prej mijra vjet!ma muarr. Ah!ma muarr Vataninq’e desha si xhanin!Ma muarrme armë në duar,– me gjak nëpër duar-Agrarët!Xhandarët!Tyxharët!Të gjithë tok,u bënë shokë;si sorrat!për kërmë!Oborrin ma muarrgjer në shtëpidhe ngrehnë për vete shtëpinë sytë e mi!Dhe unë,ja, unë!që isha zotqë qëmot;mbeta pa dhe,– bujk pa dhe,bari pa kope-këtu,në dherin tim.Dhe plori m’u ndryshk,Hambari m’u myshk………………………………Po shpresa s’m’u vyshk! Durova,durova,-Sa nuk duron njeri,as perëndi!Më thanë të shkruhem vojnike mynafiki Kombit tim.Më dhanë armë të vrasvëllanësipas kanunittë gjakut…,Po s’desha!Dhe në e bëra,ma falni;Se jam gjaknxehtë.Më thanë të ngrihem të ikku qielli puthet me dhenë;Stamboll,Anadoll,e më tej!Se vetëm andejpaska për ne-Popull pa zot-vend boll…Po malli i Tokës s’më la,po malli i Fushës s’më la,as gjaku i babës s’më la.Dhe mbeta këtu,i huaj,– si qen!-në vendin tim,të Babës tim…Mbeta raja,ndënë rajasi për hata;në urinë qesëndi,në skllavëritë shkjaut të zi.Më thanë të ik n’Allbani,– Vatan i rii Kombit tim-si shkoi Selmani,Hasanie Dani.Po dot nga toka s’u ndava,Dhe mbeta të jem,ku jame ku do të jem!Më thanë të shkoj në shehertë shkjaut të madhme sharrën më krah,me kryet përdhe,jabane beter;portë më portëderë më derëi mjerëe zemër- sterrë;për një kotherrëbukë,Po malli i Vendit s’më lae mbeta këtu,rajandënë rajatë hanjë bukë- zeherlagur me lot,njomur me vrerdhe të pres!një tjatër mëngjes.E dit për dit,e net pas net,e vjet pas vjetrrojtae vojtakabandënë shkjash;rajandënë raja,si në hatasi tjatër s’ka!Po pritadhe pritatë vijë dhe për muadita!Tani,tani,Liri!KËNGA E TRETË: SULMITa shemba shkjah kufinëqë ngrite tinë Vendin time përmbi varrtë Babës tim.Ta shembata dogja;me zjarrin e shpirtittë vojtjesdhe të urrejtjes.Me zemërimme vrull të madh,e bubullimqë s’ka mbarim.Se vjete ti më çavemë ndavemë vrave!armik- lugat!armik- xhelat!Ti bëre azape:- s’u tremba,Ti ngrite kufire me gjembafortesa ti ngrite;t’i shemba!Tani,tani!atje ku tio Mal i Zi!ngrite kufiqë ndanine çaninvëllazëri;Hej!sot!shkon,e valonparmenda!T’i bëra të gjitha rrëmujëdhe tygjurma t’u zhduksi në ujë.Ta shemba armik kufinë-derë burgu-dhe është tanisi ish!-si do të jetë;-përjetë;Lëndinë!KËNGA E KATËRT: NDËRTIMII bje arës mes për mese gjer në brez,e përmbi brezhumbasme gasnë grurin tim,të Dheut tim,të Babës tim,të Birit tim;sot e përpjet,jetë pas jet!Dhe ndje qysh fletme zë të qetim Atë vetnga balta posht;Të mbroni Dhenëku eshtrat kam,ku hi e tokëe pluhur jam…Të mbroni Dhenëqë e ushqe’dhe sot si dje;me kurmin tim…Ta mbroni Dhenë,me zjarr ta mbroni,me gjak ta mbroni.Të derdhni gjakunme grushte plot-po kurrë lot!as sot, as mot!….Se loti është robëri,Gjaku: Liri!Jam eshtër-madhe bojallie me japi,si më sheh ti,si më njeh ti.Po kam një zemërnë gjoksin timqë pa pushimmë rrehsi Drim.Dhe Babën tim kur e kujtojLotoj….Të pash të vrarë, or Baba,e pa qefin si për hata,rreth e përqark me xhandërma.Desha të qaj e s’qava dot,e të bërtas, s’bërtita dot.pa asnjë lot, pa asnjë lot.Dhe prita sot të derdh një lot.KËNGA E PESTË: QËNDRIMITani,tani,unë jam gati!të vdes që sot-se rroj përmot;mbytyr me gjakpor jo me lot,për këtë Dheqë e kam si fee përmbi fe.E kam Vatan!E kam Atdhe!Hej!po buças me zë kabasa të dëgjohet në qiell lasa të dëgjojë fund e krejkush gjak shqiptari ka në dej.Shaban- vëlla!Destan- baba!Hej!Komb i lirë kosovar,ti komb shqiptar,ti Zot krenarti djalëri- ti pleqëribëju gati!Bëhu gatipër vrull të ri;ta djegësh botënta bësh hi;për Liri!Për Shqipëri!Tanitani!-O Mal i Zi-ja un,ja ti!Po un- jo ti,se jam këtu kur s’kish njeridhe as kufias fqinjëri…Un jam këtu kur Mal i ZiMe Shumadi,Me Dallmati-Sa mban e gjitha Shqehëri,Ish Iliri!Kur nga një det në tjatrin detisha Zot vet!Se jam këtu nga motikur vetë Zotie bëri fushën – fushëe malin mal.Un jam këtue do të jem– dem baba dem-Sa mali të bëhet hiE hiri mal përsëri!1943StrugaLajmStrugaLajm


Loading...
loading...