Ku kanë emigruar shqiptarët dhe pse?

Nga Igli Hoxha

Diktatura e gjatë dhe famëkeqe shqiptare bëri që shteti ynë me në krye diktatorin Enver Hoxha, të mbyllte dyert e largimit për të gjithë qytetarët shqiptarë që dëshironin të largoheshin nga vendi.

Padyshim që kjo gjë ndryshoi në momentin kur në 1991, fundi i sistemit komunist një partiak solli hapjen e kufijve. Tashme kushdo mund të largohej nga vendi kur dhe si të dëshironte. Një nga momentet më dramatike të historisë së Shqipërisë është edhe eksodi i Marsit të 1991, ku gati 25 mijë shqiptarë u larguan në drejtim të Italisë me çfarëdo mjeti lundrues të gjenin.

Në ditët e sotme, kanë ndryshuar gjërat. Shohim që dëshira e emigrimit të shqiptarëve është drejt shteteve si Gjermania, SHBA, etj., duke lënë pas dëshirën për të emigruar në shtete si Greqia apo Italia. Kjo nuk do të thotë ama që dëshira për të emigruar në Itali apo Greqi nuk vazhdon. Përkundrazi. Vihet re një trend në rritje i personave që kërkojne kurs italisht online në vendin tonë, sidomos kohën kur pandemia goditi botën.

Sipas Instat, në Greqi momentalisht gjenden afro 452 mijë shqiptarë, ndërsa në Itali 396 mijë. Gjermania ama, është vendi ku kanë emigruar vetëm 8 mijë shqiptarë, një numër jo i vogël por që mbetet pas kur e krahasojmë me Greqinë dhe Italinë.

Ajo çfarë është vënë re kohët e fundit, është se janë shtuar ndjeshëm kërkesat për kurs gjermanisht online, sidomos kohët e fundit me situatën e pandemisë. Ajo që vihet re gjithashtu, është se personat që emigrojnë drejt Gjermanisë janë pothuajse shumicën e kohës vetëm, pra nuk shoqërohen nga familjarët. Kjo tregon edhe arsyen pse meso gjermanisht a1 është një nder termat më të kërkuar kur vjen puna tek interneti.

In : Aktuale

Loading...
loading...