Kujdes kur të bleni vetura, janë përhapur mashtrues

Janë shpeshtuar veprat penale – mashtrime gjatë shitblerjes së veturave në territorin e shtetit, informon Zhurnal.

Për këtë, MPB apelon që qytetarët të jenë të kujdesshëm të mos lidhin marrëveshje për shitje të veturës, para se të marin të hollat e shumës që janë dakorduar.

Arsyeja është se janë përhapur disa mashtrues të cilët lidhin marrëveshje noteri duke mos i dhënë të hollat, e më pas arsyetohen me dëshmi të pavërteta për shtyerje të pagesës. Më pas, mashtruesit humbin çdo kontakt me të dëmtuarit, duke përfituar në mënyrë joligjore.

MPB njofton se po ndërmeren masat për zbardhje të rasteve të tilla.//Zhurnal.mk

Loading...
loading...











Loading…


loading…