BLENDI PETROL
Aktuale

Kujdes në Serbi, gjoba super të larta, ja tarifat e “çmendura”

Nga dita e premte në Serbi fillon matja e shpejtësisë mesatare në të gjitha pjesët e autostradave.

Policia e trafikut do të filloj të denoj secilin kilometër që tejkalohet mbi 120 km/h.

Kamerat e ndërrmarjes “Putevi Srbije” tashmë janë të vendosura në të gjitha vendet e caktuara dhe shpejtësia do të matet në bazë të kohës së kaluar nga një vend pagesë në autostradë në tjetrën.

Vozitësit që kanë targa serbe, nëse tejkalojnë shpejtësinë, denimi do të ju vie në adresë të shtëpisë në bazë të targave të veturës ndërsa ata që kanë targa të huaja, policia do ti ndaloj menjëherë pasi ta kalojnë pagesën në autostradë.

Psh: në autostradën Suboticë – Nish të gatë 423 kilometra, koha e lejuar që të kalohet kjo vijë në autostradë është 3 orë e 31 minuta ndërsa nga Beogradi në Nish nuk lejohet të arrihet më shpejtë se 1 orë e 58 minuta.

Nga Horgoshi deri në Preshevë, në relacionin e gjatë 537 kilometra, nuk guxohet të kalohet më shpejtë se 4 orë e 16 minuta ndërsa nga pagesa në Vrçin deri në Preshevë miminalisht duhet të kalohet për rreth 3 orë.

Edhe pse shmangja e kësaj kohe mendohet të vozitet shpejt dhe pastaj të ndalohet është e mundshme, nga ana tjetër policia njofton se veturat civile që do të matin shpejtësinë gjatë lëvizjes në autostradë do të jetë më i madh se deri tani.

Sa janë denimet?

Nëse lëvizni me shpejtësi mesatare prej 120-140 km/h, do të paguani denim 3000 dinarë, nga 141-150 km/h do të paguani denim 5000 dinarë, me 10.000 dinarë do të paguni nëse vozitni me shpejtësi mesatare nga 151 deri 160 km/jh ndërsa 10.000 deri 20.000 do të paguani nëse vozitni me mesatare nga 161 deri 180 me 12 muaj ndalesë dhe 3 pikë negative.

Nga 181 deri 200 denimi 20.000 deri 40.000 me 30 ditë burg, 6 pikë negative dhe deri 12 muaj pa leje.

100.000 deri 200.000 për shpejtësi 201 – 220 km/h me 15 deri 60 ditë burg 14 pikë negative dhe prej 8 deri 12 muaj ndalesë.

Nëse vozitni me mesatare mbi 221 km/h, nuk ka denim me të holla po me burg 30 deri 60ditë, 15 pikë negative dhe pa patent shofer 9-12 muaj.

Artikuj të ngjashëm

 
Back to top button