Aktuale

Kujdes në Shkup, mbrëmë u grabit një BMW 520 e mërgimtarit nga Suedia

Një makinë motorike “BMW 520″ me targa të Suedisë është grabitur mbrëmë në parkingun në rrugën “Filipi i Dytë ti Maqedonisë” në Shkup.

Siç informoi sot MPB, I.S. (34) e ka denoncuar rastin në polici mbrëmë në orën 23:40. Sipas tij, automjeti është grabitur në periudhën prej orës 19:45 deri në 23:15.

Kryerësi ka marrë një fitim të paligjshëm të pronës prej rreth 1.500.000 denarë. Punohet për ndriçimin e plotë të rastit.

Vjedhja e Land Roverit tre javë më parë

Një shkupjan ka mbetur pa veturën e tij luksoze xhip gjatë ditës derisa ka bërë pazar në një market afër tregut në lagjen Taftalixhe, informojnë nga MPB. 24 vjeçari ka lënë çelësat në veturë Land Rover dhe derisa ka blerë në market, hajnat janë futur në makinë dhe kanë ikur me shpejtësi. Për fat të pronarit, brenda gjysëm ore, policia ka gjetur makinën e tij luksoze të lënë në rrugën Shkup­Tetovë, në afërsi të fshatit Llaskarcë. “Më 13 nëntor personi S.E (24) nga Shkupi ka lajmëruar se në ora 8.40 minuta nga dy persona të panjohur i është vjedhur makina xhip e markës Land Rover me regjistrim të Shkup, pasiqë kishte lënë çelësat brenda në makinë dhe atë ndezur, në ndërkohë ka dëgjuar hapjen e dyerve por nuk ka mundur të ndalojë vjedhjen, mirëpo policia në ora 09.05 minuta e ka gjetur makinën luksoze në rrugën drejt Tetovës në afërsi të fshatit Llaskarcë. Në ora 14.00 makina i është dorëzuar pronarit, ndërsa MPB ka marë të gjitha masat për zbulimin e autorëve”, thuhet në raportin e MPB.

Artikuj të ngjashëm

 
Back to top button