Kujdes, nga 15 nëntori zinxhirët e gomave i mbani në makinë

Për shoferët e automobilave, fuoristradave dhe kamionëve të lehtë është i domosdoshëm posedimi i gomave të dimrit dhe i zinxhirëve, ndërsa shoferët e autobusëve dhe të kamionëve transportues edhe lopata nëse në rrotat lëvizëse të makinës nuk mund të vendosen zinxhirë për borë. Sanksionimi në sezonin e ardhshëm dimëror do të jetë konform rregullores ekzistuese për pajisje dimërore në automobila, me të cilën caktohet gjobë prej 15 eurove. Me ligjin e ri për siguri në trafikun rrugor, përpilimi i të cilit është në vijim, sipas paralajmërimeve, janë parashikuar gjoba prej 45 eurove për posedim të pajisjes dimërore.

Neni 404 i Ligjit për siguri në qarkullimin në rrugë parashikon se automjetet motorike dhe makineritë e punës kur marrin pjesë në trafik në rrugë jashtë vendbanimit, në periudhën prej 15 nëntorit deri më 15 mars detyrimisht duhet të posedojnë pajisje të caktuar dimërore. Autobusët dhe automjetet e tjera transportuese, të cilat për shkaqe teknike nuk mund të vendosin zinxhirë për borë në rrotat lëvizëse të makinës duhet të kenë gomë dimri dhe mjet dore – lopatë. Goma dimri janë ato të cilat në njërën anë të tyre kanë shenjën: „МЅ“, „М+Ѕ“, „М&Ѕ“ dhe shenjën e kristalit të dëborës. Rregullorja cakton se në qarkullimin rrugor të automjeteve nuk vendosen goma me thumba. Detyrimi për pajisjen e domosdoshme dimërore zgjat deri më 15 mars të vitit të ardhshëm.StrugaLajm

In : Aktuale

Loading...
loading...