Kujdes sot, temperaturat mbi 40 grad celsiuz

Moti në Maqedoni do të jetë me diell dhe shumë i ngrohtë me erë të dobët mesatare. Temperatura e mëngjesit do të lëviz prej 15 deri në 22 gradë, ndërsa ajo e ditës prej 35 deri në 42 gradë Celsius. UV indeksi do të arrijë 9.

Në Shkup moti i ngjashëm, me diell dhe shumë i ngrohtë me erë të dobët mesatare. Temperatura e mëngjesit do të ulet deri në 20 gradë, ndërsa ajo e ditës do të arrijë deri në 40 gradë Celsius.
Deri të shtunën rajoni jonë do të jetë nën ndikimin e masës shumë të ngrohtë të ajrit, e cila do të shkaktojë mot me diell dhe shumë të ngrohtë me temperatura mbi mesataren e ajrit. Temperaturat maksimale përgjatë Luginës së Vardarit dhe në pjesët jugore do të tejkalojnë 40 gradë Celsius.

In : Aktuale

Loading...
loading...