E shtuna duket dhe e diela duket që janë mjaft me interes për organet e rendit përgjatë autostradës Shkup – Tetovë, dhe Tetovë – Gostivar.
Frekuentimi i madh për në vendet turistike, Mavrovë, Kodra e Diellit, por edhe Struga e Ohri, duket që po e bëjnë dimanike punën e Policisë.
Tek ura e fshatit Kamjan, në autostradën Gostivar – Tetovë, nga fotot e dërguara në redaksinë e Gostivari Sot, duket e vendosur radari dhe një pjesëtar i Policisë, i cili vëzhgon qarkullimin e automjeteve.
Nëse e tejkaloni shpejtësinë, Patrulla e parë Policore do tu ndal dhe me foto – dëshmi do të ua shqipton dënimin.