Aktuale

Kujt i ngjason posteri i protestës së opozitës shqiptare? (FOTO)

Koalicioni Aleanca për Shqiptarët dhe Alternativa kanë paralajmëruar protestë për ditën e Hënë në Shkup. Shkaku i protestës, siç njoftojnë nga ky koalicion, është ndalimi i mafies që vjedh votën e lirë të qytetarëve.

“Kur Drejtësia mungon në insitucione ajo kërkohet në rrugë!
Populli fiton gjithmonë të Drejtën e Tij!

Votat janë vjedhur si çdo herë!
Hajdutët janë të njëjtët!
Por…Populli ka Ndryshuar!
Ky është fundi i Mafies Zgjedhore”, ka shkruar në rrjetet sociale kreu i Aleancës për Shqiptarët, Ziadin Sela

Ndërkaq, përveç temës së protestës, në qarqe të ndryshme u diskutua edhe për posterin e përgatitur para protestës. Me qëllim të njollosjes së qëllimit të protestës, thonë për in7 organizatorët e protestës, disa mercenarë të atyre që vodhën vullnetin e qytetarëve më 15 Korrik, tentuan të bëjnë krahasime aspak serioze rreth dizajnit të ftesës dhe posterit që paralajmëron protestën.

Share this

Artikuj të ngjashëm

 
Back to top button