Kujt i pengon mitizimi

Puntorie Muça-Ziba

Kujt i pengon mitizimi

Shtrohet pyetja përse pikërisht pas ngjarjes së 27 prillit, disa tekstshkruajtës i kaploi një valë histerie dhe nxorën kokën në faqet e tyre në fb. Ata thonë se nuk duhet të thurim lavde e t’i këndojmë këngë me çifteli dikujt, ngaqë na qenka e dëmshme për kombin tonë.

Këta lloj shkrimesh fatkeqsisht rezultojnë manipuluese dhe keqdashëse, derisa tekstshkruajtësit na faniten si “mësues” të popullit. Vetëm një popull që kurrë nuk ka qenë i okupuar, i vrarë e i fyer: nuk ka folklor, nuk ka poet, nuk ka vajtojca, nuk krijon mite dhe nuk ka heronj…Unë në këtë rruzull nuk njoh ndonjë komb të këtillë. Kur edhe gjermanët, amerikanët, rusët etj. me fanatizëm i ruajnë vlerat e tyre ne nuk duheshka të këndojmë ose të festojmë. Pastaj përse harrojnë këta “mësues” të popullit se ne si shqiptar më shumë dimë të ç’mitizojmë sesa të thurim lavde, të bëjmë elozhe, të thurim ode, himn, ditirambe etj. Tekstshkruajtësit është dashur të mos bezdisen kaq shumë e të flejnë rehat. Popujt rreth nesh, qofshin ata serbet, grekët etj. i ngrejnë mitet edhe nga balta. Ne si popull nuk jemi mitoman, sepse edhe ata mite që i kemi trashëguar nga të parët tanë, o i kemi hedhur në kosh plehrash dhe na kanë rrëmbyer të tjerët, ose i kemi përbaltur vetë. Brenda nesh si popull, rrallë ndodh që dikush-dikujt t’i këndon ndonjë këngë me dajre ose me çifteli. Por, edhe poqese kjo ka ndodhur, ato këngë kanë lindur dhe kanë vdekur shpejt. Ne nuk i thurim lavde askujt me aq pompozitet dhe përmes institucioneve që akëcili të bëhet legjendë. Bile-bile ne jemi ata që edhe legjendat, edhe heronjtë tanë kombëtarë shpesh i zhgradojmë. Unë nuk e kuptoj tani se cili ia zuri udhën akëcilit tekstshkruajtës që ai  të na mbaj “ders” ne, se duhet apo nuk duhet të thurim lavde për dikë. Fundja çka ka rëndësi kjo. Ne nuk duhet të trumbetojmë e të vëmë gardhe për gjëra aq të kota, as nuk duhet të bëjmë modelin e intelektualit  për ndonjë eufori kalimtare, sepse në gjirin e masës mund të krijohet efekti i kundërt.StrugaLajmStrugaLajm

  Êshtê e drejta e secilit t’i këndon dikujt, ta vajton dikë, ta don e ta përgjëron. Ndonjëherë gjërat e vogla përmbushin ëndrrat njerëzore. Ata as nuk çirren e as nuk zhgërryhen nëpër tokë, ata thjesht kanë dëshirë të këndojnë me çifteli pa i bërë dëm askujt. Në këtë situatë konfuze dhe morbide, dikush u ndërmend pikërisht për këtë se ne si popull nuk duhet të krijojmë mite çiftelirash apo dajrexhinjsh. Edhe pse nuk ju pëlqen smirakëve, disa njerëz pazgjithmërisht janë të lidhur me historinë momentale. Madhështinë e disa figurave nuk mund ta bëjmë xhuxh nëse ndonjërit nuk i pëlqen. Të gjithë ne do të na lavdon ose do të na gjykon historia për atë se sa kemi bërë dhe se sa kemi zhbërë, kur bëhet fjalë për çështjen nacionale.StrugaLajm

Ne historikisht njihemi si popull viktimë, si popull i okupuar dhe jo si popull që ka sunduar botën.

Në demokraci kur vokabulari i fjalëve nuk është i ndaluar, kur  liria e mendimit dhe liria e të shprehurit duhet respektuar, kētu tek ne dikush llomotit çka t’i dojë pika e qejfit dhe një mizë nuk e prek, derisa dikë tjetër e heqin zvarrë gjysmë të vdekur nēpēr koridoret e shtëpisë ligjvënëse.

In : Aktuale

Loading...
loading...