Kumanova me 40 raste pozitive me koronavirus

Kumanovë, 16 prill – Përmes një statusi në fejsbuk, Kryetari i Komunës së Kumanovës, Maksim Dimitrievski shpalli numrin e personave me rezultat pozitiv me koronavirus, mes të cilëve edhe ai vet, transmeton koha.mk.

“Të nderuar bashkëqytetarë dhe të dashur miq,

Tash mora rezultatet më të reja për personat e rinj me rezultat pozitiv me koronavirus në Kumanovë, gjithsej 40 bashkëqytetarë të mi, mes të cilëve jam edhe unë.  Ju inkurajoj së bashku dhe në mënyrë të disiplinuar të vazhdojmë luftën kundër kësaj të keqe të përbashkët, e di se do ta fitojmë, jam i bindur në atë. Ju lutem të jeni të përmbajtur, nuk ka hapësirë për panik, kërkoj nga ju disiplinë, respektim të masave dhe rekomandimeve për distancë sociale”, shkruan mes tjerash Dimitrievski.StrugaLajm

In : Aktuale

Loading...
loading...