Kunata shkel me makinë kunatën në Gjilan, arratiset

Një grua në Gjilan ka pësuar lëndime trupore, pasi është goditur me veturë nga një grua tjetër, e cila ndodhet në arrati.

Rastin e ka konfirmuar Policia e Kosovës përmes raportit 24 orësh.

Policia bën të ditur se viktima është duke u trajtuar në spitalin rajonal të Gjilanit, ndërsa e dyshuara nuk është kapur ende nga organet e drejtësisë.StrugaLajm

“Viktima femër kosovare është duke u trajtuar në spitalin rajonal Gjilan, pasi ë e njëjta është goditur me veturë nga e dyshuara femër kosovare e cila gjendet në arrati.”, thuhet në raport.StrugaLajm

Ndërkohë mediet lokale në Gjilan raportojnë se dy gratë e përfshira në këtë ngjarje janë kunata mes vete.

In : Aktuale

Loading...
loading...