KUR ATDHETARË E TRADHTARË BËHEN BASHKË, E HUMB KUPTIMIN LIRIA!

Abdulla Mehmeti

Për ata që nuk kanë lexuar dhe dëgjuar, u sjell një rrëfim të vlefshëm, që ta kuptoni pse rrjedhat politike të kohës së sotme në Maqedoni janë të mbrapshta.

Për vendbanimet tjera shqiptare duhet të flasin banorët e tyre, sidomos intelektualët, ndërsa unë dëshmoj se në vendlindjen time, në Shipkovicë, pas vitit 1981, përveç masave të tjera që ndërmorri regjimi komunist i asaj kohe, me qëllim të frikësimit dhe gjunjëzimit të rinisë së patrembur shqiptare, për çdo vit pushteti vrau, vuri në litar, ose masakroi nga një djalë të ri, pa u zhvilluar hetime më pas për këto raste, sigurisht pse kanë qenë vepra të organeve të sigurimit të shtetit, që nuk kanë mundur të realizohen pa një dorë të zgjatur, pa bashkëpunimin me strukturat vendëse të partisë komuniste dhe pushtetit lokal.StrugaLajmStrugaLajm

Deri më sot nuk kam dëgjuar ndonjë udhëheqës lokal, ose komunal e republikan, i asaj kohe, të ketë kërkuar falje publike për këto akte kriminale, së paku për përgjegjësinë morale, heshtjen dhe fshehjen e këtyre rasteve, ose bashkëfajësinë eventuale!StrugaLajm

E dini se këta tipa faqezinj të pushtetit të atëhershëm kanë qenë më të zëshmit gjatë periudhës paskomuniste dhe janë shitur gjatë gjithë kohës si atdhetarë, njerëz të sakrificës, profesionistë të dalluar, politikanë me përvojë, bile edhe humanistë të mëdhenj?! Të tillë, ndoshta edhe shumë më të zi se këta, keni kudo në vendbanimet tuaja, gjithandej në trojet shqiptare në Maqedoni. Me njerëz të këtillë nuk ndërtohet demokracia, nuk fitohet liria, as nuk krijohet shteti, o njerëz!

(12.5.2017)


Loading...
loading...