Kur ikin dallënyshet – shuhen meteorët

Kur ikin dallënyshet – shuhen meteorët

-Në vend të ngushëllimit koleges së nderuar Arzie Dika.

Jo më kot ne punëtorët e arsimit ndihemi keq kur shuhet një jetë e re. Janë fëmijët tanë ish nxënësit që i patëm më shumë se kaq. Ndaj dhembja është e dyfishtë. Fatkeqësisht, jeta është e tillë dhe ne detyrohemi të përballemi për çdo ditë me humbje të tilla.

E nderuara kolege dhe familja Dika:

Ditën që ndërroi jetë vajza juaj Ilirjana, nuk pata guximin të vështroj derën e shtëpisë suaj nga droja se do të shihja të veshur në zi kolege e nderuar që ndër vite ishe dhe mbete rreze drite ndër kolegët e punës që na jepje shpresë e hare edhe në ditë të vështira.

U pikëllova kur të diferencuan,- ti e di mir këtë. Vuajta ndër vite që pastaj fati e deshi të ktheheshe përsëri aty ku e kishe vendin.StrugaLajmStrugaLajm

Edhe në ditën e ndarjes për shkak të pensionimit tim nxorrëm lotë pikëllimi të ndërsjella me respekt dhe pietet. Kjo, për shkak të punës sate të ndershme dhe raporteve kolegiale të ngrohta e të sinqerta. Herën e fundit u çmallëm sado pikëllueshëm në mbledhjen mortore të të ndjerëve Skënder Ahmeti dhe Mentor Dauti. Nuk pata forcën të lexoja referimin për ta se më kapluan emocionet. Edhe tani më mungon forca të të ngushëlloj për humbjen e vajzes sate që ishte dhe do të mbetet një yll polar i jetës sate dhe bashkëshortit Pëllumb me familjen. Prandaj po të ngushëlloj përmes këtij shkrimi. Bëhu e fortë dhe përballoje në mënyrë stoike ashtu siç je edhe siç të njohim ne që e kaluam bashkë një pjesë të jetës ndër vite e sprovime të kohës së monizmit që lame pas. Ti di, mundesh dhe do ta bësh për hir të pasardhësve tuaj dhe krenarisë sate.

Ilirjana ishte dhe mbeti edhe fëmija ime, një nxënëse shembullore me të cilën jam krenar për vyrtitet e saja të trashëguara nga dy prindërit e saj të mrekullueshëm.

***StrugaLajm

Përderi sa Mjeda pikëllohej për ikjen e zogjve shtegtarë  me “Vajin e bilbilit”, Filip Shiroka vjershëron “Shko dallëndyshe” por në pranverë “Dallëndyshe eja” një dëshirë jona që s’do të plotësohet kurrë për zemrën e djegur të një nëne, babai, nipi e mbese, një bashkëshorti e dashamiri. Kështu më ngjan tingëllima e zogjve të kësaj stine.

Është një vit i mbrapsht ashtu si fundviti që lamë pas edhe për mua.

Vite më prarë shkorova “Viti që na përvëloi” për humbjen e tre shokëve dhe miqve të mi të paharruar Ahmet Shehu, Ymer Toska dhe Ramiz Mahmudi. Dhe historia sikur po më përsëritet: humba motrën time të madhe por dhembjen u mundova ta mbaj për vete, ndërkaq atë por të dy kolegët që përmenda më lart s’gjeta forcë për t’u përmbajtur. Dhe për ironi të fatit Ilirjana- nxënësja ime e dashur është zjarri që na djeg edhe më shumë se kaq. Ndaj pusho e qetë atje në parajsën e rinisë sate për ku na ike shumë para kohe pa prit e pa kujtuar.

“Vajet” e Çajupit do të jenë pak për dhjetë vjetët e tij ndaj Evgjenisë.

Forcë e burrëri prindërve të tu Pëllumb dhe Arzie Dikë-s

Me zemër të thyer dhe pikëllim të thellë – Tahir Hoda

In : Aktuale

Loading...
loading...